ATK-ja për 19 vjet ka mbledhur 5,8 miliardë euro

ATK-ja për 19 vjet ka mbledhur 5,8 miliardë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për 19 vite ka grumbulluar 5.8 miliardë euro dhe se është njëri prej institucioneve të rëndësishme të vend, i cili ka arritur të eliminojë evazionin fiskal dhe krijimin e kushteve të barabarta për biznesin në treg. Kështu u tha në 19-vjetorin e themelimit të këtij institucioni. Në shënimin e këtij […]

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për 19 vite ka grumbulluar 5.8 miliardë euro dhe se është njëri prej institucioneve të rëndësishme të vend, i cili ka arritur të eliminojë evazionin fiskal dhe krijimin e kushteve të barabarta për biznesin në treg. Kështu u tha në 19-vjetorin e themelimit të këtij institucioni.

Në shënimin e këtij përvjetori, drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, duke treguar për rrugëtimin e këtij institucioni për 19 vjet, tha se kjo administratë nga viti 2000 ka mbledhur 5.8 miliardë euro.

“Janë shënuar rezultate pozitive të të hyrave. Nga viti 2000 janë mbledhur 5.8 miliardë euro, 4.2 miliardë janë nga tatimet dhe 1.6 miliard euro janë kontribute pensionale. Në vitin 2018 plani është realizuar 102 për qind, ku nga 464 milionë euro të planifikuara janë grumbulluar 457 milionë euro apo mbi 10 milionë euro më shumë. Krahasuar me vitin 2017 janë 42 milionë euro më shumë”, tha Imeri.

Ai tregoi se ky institucion aktualisht ka 812 zyrtarë.

“Si një ndër institucionet e para, ATK ka filluar punën me 30 punëtorë, ndërsa aktualisht ka 812 zyrtar të organizuar në 7 rajone të Kosovës dhe me dy zyra në Shtërpcë dhe Graçanicë”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke uruar 19 vjetorin e themelimit, tha se duhet të ketë parametra të ri të luftimit të informalitetit.

“Duhet të kemi parametra të ri të luftimit të informalitetit. Duhet ta kemi një trend të luftimit të inormalitetit, nuk bëhet për ndëshkim, por duke iu afruar Bashkimit Evropian shtohen përgjegjësitë. Pakoja ligjore është vlerësuar nga Bashkimi Evropian, këtë e marrim edhe si lajm se do të kemi rezultate. Ardhja e Putinit të Serbi tregon se të gjitha investimet po shkojnë në Rusi. Asgjë nuk i ka mbetur Serbisë veç se të anëtarësohet në BRSS. Ne investimet i kemi drejtuar nga integrimet euro-atlantike dhe që është ekonomik”, tha Haradinaj.

Ndërsa, ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se Kosova është shembull i stabilitetit makro-fiskal.

“Përgëzoj rezultatet e arritura. Kosova është shembull i stabiliteti makro-fiskal dhe është kontribut i këtyre burrave dhe grave. Falënderoj të gjithë donatorët që na kanë ndihmuar në zhvillimin. Synimi i jonë është BE-ja dhe të gjithë legjislacioni po përgatitet për BE. Qëllimi jonë është mbështetja e sektorit privat”, tha Hamza.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?