Arsyet e “frikshme” pse nuk duhet t’i hani më thonjtë

Arsyet e “frikshme” pse nuk duhet t’i hani më thonjtë

Kafshimi i thonjve është një zakon relativisht i zakonshëm që prek njerëzit e të gjitha moshave. Në fakt, vlerësohet se 30 për qind e fëmijëve, 45 për qind e adoleshentëve dhe 25 për qind e të rriturve kafshojnë thonjtë e tyre. Shumica e mjekëve pajtohen se ngrënia e thonjve shpesh rrjedh nga stresi dhe nervozizmi. […]

Kafshimi i thonjve është një zakon relativisht i zakonshëm që prek njerëzit e të gjitha moshave. Në fakt, vlerësohet se 30 për qind e fëmijëve, 45 për qind e adoleshentëve dhe 25 për qind e të rriturve kafshojnë thonjtë e tyre.

Shumica e mjekëve pajtohen se ngrënia e thonjve shpesh rrjedh nga stresi dhe nervozizmi. Përveç sikleteve sociale që mund të vijnë nga thonjtë e shëmtuar, ka mjaft shqetësime shëndetësore që njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm.

Ja disa nga arsyet përse duhet ta eliminoni këtë zakon:

Erë e keqe e gojës

Thonjtë krijojnë baktere në gojën tënde dhe si rezultat çojnë në erë të keqe të gojës. E askush nuk ka dëshirë që të ketë një përfundim të tillë.

Mund të shkaktojë infeksion të thonjve

Teksa kafshoni thonjtë, bakteret, infeksionet dhe mikroorganizmat kalojnë nga plagë të vogla duke shkaktuar ënjtje, skuqje dhe qelb rreth thonjve. Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, infeksioni bakterial i shkaktuar nga kafshimi i thonjve është një nga problemet më të përhapura të thonjve.

Ju sjell probleme dentare

Kafshimi i thonjve pengon në mbylljen e duhur të dhëmbëve duke shkaktuar zhvendosjen e dhëmbit nga pozicioni i duhur dhe sjell kështu deformim dhe dobësim të tyre.

Mund të humbni përgjithmonë thonjtë tuaj

Ngrënia afatgjatë e tyre mund të dëmtojë shtratin e thonjve, gjë që mund të çojë në shkurtimin e pakthyeshëm të thonjve.

Thonjtë të rriten në brenda në mish

‘Ngrënia’ e thonjve ju shkakton thonj të rritur në mish. Gjithashtu shkakton enjte, skuqje dhe dhimbje. Ajo mund të shkaktojë dhe infeksione, të cilat mund të kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.

Çon në sëmundje të shkaktuara nga bakteret

Thonjtë janë vendi ideal për formimin e baktereve si salmonela dhe E. koli. Sa herë të kafshoni thonjtë, këto baktere kalojnë në gojë dhe në pjesë të tjera të trupit, duke shkaktuar infeksion. Thonjtë janë dy herë më të pisët sesa gishtat. Është shumë e vështirë t’i mbash pastër duke i bërë ata fajtorë për transferimin e organizmave infektive.

Shkakton ftohje

Sa herë që kafshoni thonjtë, ekspozoheni ndaj mikrobeve të virusit të gripit apo të ftohjes.

Mund të formojë lytha për shkak të infeksioneve HPV

Lythat në gishtat tuaj të shkaktuara nga “Human Papiloma Virus” ose shkurt HPV, janë efekte të zakonshme nga kafshimi i vazhdueshëm i thonjve. Këto lythat mund të përhapen shumë lehtë në buzë dhe gojë teksa kafshoni thonjtë.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar