Arsimi në grevë, por nxënësit nuk i ndahen kësaj shkolle të Prishtinës – Ia bëjnë oborrin pistë skijimi

Ka disa ditë që oborri i shkollës së mesme të ulët ‘Dardania’ në lagjen Dardania të Prishtinës është shndërruar në një pistë skijimi. Aty nuk po argëtohen vetëm fëmijët por edhe të afërmit e tyre të moshës madhore. Ndonëse të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, të të gjitha niveleve, nga sot kanë nisur grevën për […]

Ndonëse të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, të të gjitha niveleve, nga sot kanë nisur grevën për të mos vijuar mësimin në një afat të pacaktuar, nxënësit e ‘Dardanisë’ nuk po i ndahen ambientit të shkollës as gjatë kësaj periudhe.

Të reshurat e mëdha të borës që ndodhën javën e kaluar kanë bërë që të krijohet një zonë mjaft e përshtatshme për rrëshqitje në atë oborr. Përparësia e tyre është që edhe hapësira e jashtme e kësaj shkolle është mjaft e madhe për të kryer këtë aktivitet.

Periskopi ka siguruar pamje ku sonte shihen një numër i madh i fëmijëve duke skijuar. Madje po të kalosh andej, hapësira të ngjason në ndonjë pistë skijimi të Brezovicës.
Gjatë ditës së djeshme disa shkolla të Kosovës kundërshtuan grevën e organizuar nga SBASHK, megjithatë sot ndryshuan mendje dhe nuk zhvilluan mësimin.
Kujtojmë që SBAShK’u ka njoftuar se do të tërhiqen nga greva vetëm nëse ngritet 30%, koeficienti i mësimdhënësve për paga.

Madje kjo sindikatë përmes një letre ka apeluar për mirëkuptim për orët që do t’i humbasin nxënësit duke thënë se ndoshta do të humbasin mësimin edhe me muaj./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?