Arrijnë ‘ftesat e reja’ të Gjykatës Speciale

Kanë arritur ftesa të reja, konfirmon një zyrtar i Gjykatës Speciale, i cili thotë se ato më nuk do të bëhen me telefon si javëve të kaluara, por do të vijnë në formë të shkruar, trasnmeton gazetametro.net Pas më shumë se tri vitesh votimi nga Kuvendi i Kosovës, Gjykata Speciale në fillim të dhjetorit dërgoi […]
Kanë arritur ftesa të reja, konfirmon një zyrtar i Gjykatës Speciale, i cili thotë se ato më nuk do të bëhen me telefon si javëve të kaluara, por do të vijnë në formë të shkruar, trasnmeton gazetametro.net
Pas më shumë se tri vitesh votimi nga Kuvendi i Kosovës, Gjykata Speciale në fillim të dhjetorit dërgoi ftesat e para për disa ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I pyetur se çka ndodh në rastet kur personat i refuzojnë ftesat e Speciales, ai ka bërë të ditur se “Neni 42 i Ligjit Special mbulon çështjen e thirrjeve të dëshmitarëve dhe pasojat kur personi nuk paraqitet”.
Ndonëse ka kohë që nuk u dha lajmi për ftesa të reja ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një gjë e tillë ka ndodhur por pa u bërë publike.
Avokati i njohur, Tomë Gashi në një prononcim për Indeksonline ka thënë se në Kosovë kanë arritur disa ftesa të reja nga Gjykata Speciale e Hagës.
“Po ka ftesa të reja që janë sjellë nga Gjykata Speciale në Hagë. Për dallim nga dy javë më parë, tani më nuk ka ftesa me telefon siç u bënë në fillim por vetëm në formë të shkruar. Ndoshta për shkak të kërkesës sime dhe të ekipit tonë të përbashkët të avokatëve me të cilët unë punoj e që janë Gregor Guy Smith dhe Coollen Rohan që ftesat të dërgohen në formë të shkruar”, ka theksuar Gashi.
Sipas tij, sigurisht se secili duhet të ftohet në cilësi të përcaktuar juridike si i dyshuar apo dëshmitarë dhe jo të japin deklarata sqaruese siç është bërë me disa të intervistuar duke filluar nga Sokol Dobruna.
“Ne si ekip i avokatëve kemi disa klientë për të cilët jemi duke punuar që të i përgatisim për dhënie të deklaratave për Gjykatën Speciale dhe të gjithë janë të dyshuar jo dëshmitarë”, ka përfunduar Gashi. /gazetametro.net