Arrestohet një person nga plaçkitja e marketit në Prishtinë, gjendet edhe arka me para

Sonte ka ndodhur një plaçkitje e armatosur n ëmarketin ‘Meridian’ në lagjen ‘Dardania’ të Prishtinës. Policia ka konfirmuar rastin për Periskopin, duke treguar se grabitja ka ndodhur nga 4 persona dhe se njëri prej tyre është arrestuar. Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka thënë se edhe arka e grabitur është gjetur nga njësitet policore, ndërkohë […]
Policia ka konfirmuar rastin për Periskopin, duke treguar se grabitja ka ndodhur nga 4 persona dhe se njëri prej tyre është arrestuar.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka thënë se edhe arka e grabitur është gjetur nga njësitet policore, ndërkohë që po kërkohen edhe tre personat e tjerë të implikuar në vjedhje.
‘’Në orën 17:30, Policia ka marrë informacion për një grabitje që ka ndodhur në një nga amrketet në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas kësaj informate, policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore. Nga informatet e para dyshohet se 4 persona kanë kryer këtë grabitje. Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe masave te tyre hetimore që ka ndërmarrë policia është bërë emunduar që kapja e një të dyshuari si dhe gjetja e një arme që dyshohet që i dyshuari ta ketë pasur me vete në kohën kur është kryer grabitja. Pas kontrillimit të një perimetri më të gjerë, Policia ka arritur të gjejë edhe armën e cila është grabitur në marketin në fjalë. Në ndërkohë që aktualisht po vazhdojnë veprimet operative hetimore, Policia është duke punuar me intensitet të shtuar për realizimin e venddodhjes së personave të tjerë të dyshuar, të implikuar në këtë rast, në mënyrë që të realizohet kapja e tyre’’, ka thënë Borovci për Periskopin.












