Analisti Demalia: Rama duhej ta emëronte ministër të jashtëm Veton Surroin se një kalama

Analisti Demalia: Rama duhej ta emëronte ministër të jashtëm Veton Surroin se një kalama

Analisti Ilir Demalia mbështet vendimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për mosdekretimin e shkarkimit të Ditmir Bushatit si Ministër i Punëve të Jashtme. Demalia e sheh me skepticizëm kandidaturën e Gent Cakajt për këtë post. Në një lidhje me Skype për studion e lajmeve të Ora News, Demalia thotë se kandidatura e tij duhet […]

Analisti Ilir Demalia mbështet vendimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për mosdekretimin e shkarkimit të Ditmir Bushatit si Ministër i Punëve të Jashtme.

Demalia e sheh me skepticizëm kandidaturën e Gent Cakajt për këtë post.

Në një lidhje me Skype për studion e lajmeve të Ora News, Demalia thotë se kandidatura e tij duhet të zhvishet nga folklorizmi patriotik.

Problemin tek Cakaj, Demalia nuk e lidh me të qenit nga Kosova, por me mungesën e eksperiencës së tij në fushën diplomatike.

Për Demaliaj, Rama, nëse do të ishte serioz në këtë pjesë, mund të kishte kandiduar Veton Surroin, një figurë e nderuar dhe i njohur edhe në kancelaritë evropiane, shkruan Oranews.

“Edhe në kohën para luftës ke pasur njerëz dinjitozë që përfaqësonin diplomacinë shqiptare. Jemi në një krizë të rëndë. Meta bëri mirë që nuk e pranoi këtë kandidaturë. Folklorizimi ynë patriotik e ka futur shumë në planin e patriotizmit. Nëse do të ishte serioz kryeministri Rama dhe donte të vinte një kandidaturë nga Kosova si reagim kombëtar të gjithë shqiptarëve atëherë ai kishte fare mirë një figurë shumë të nderuar që e njohin dhe në kancelaritë evropiane, kishte Veton Surroin. Një njeri që do ta nderonte dhe shtetin shqiptar dhe Kosovën. Por jo një kalama që nuk e njeh askush”, ka thënë Demalia.

Ai thotë se diplomacia shqiptare është në krizë. Shkakun e gjen tek mizantropia intelektuale dhe qeverisëse.

“Që pas ’90 nuk ke arritur sot të kesh një figurë diplomatike në shtetin më të fuqishëm të botës, jo vetëm nuk ke arritur por je shumë larg, që ke pasur në kohën e Zogut që ne e anatemojmë aq shumë atë periudhë. Ke pasur Faik Konicën që nderonte Shqipërinë. Ke pas figura, personalitete intelektuale që sot nuk i ke. Jo vetëm nuk i ke, por nuk ngre dhe zërin. Nuk ngre zërin Ismail Kadare sepse vajza e tij është Ambasadore e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Për ç’arsye, kush është karriera e saj diplomatike, kush janë rezultatet e saj? Kjo mizantropi e kësaj klase intelektuale dhe qeverisëse e ka sjellë Shqipërinë në këtë pikë”, ka theksuar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?