Ambasadorin gjerman në Beograd e pyesin për taksën e Kosovës ndaj Serbisë, kështu përgjigjet ai

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schiet ka thënë se nuk ka ndonjë afat kohor përfundimtar për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. “Në shpresojë se dialogu për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ai për të përditshmen serbe Vecernje Novosti, përkthen […]
Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schiet ka thënë se nuk ka ndonjë afat kohor përfundimtar për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
“Në shpresojë se dialogu për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ai për të përditshmen serbe Vecernje Novosti, përkthen Periskopi.
I pyetur nëse Berlini do të rrisë presionin ndaj Prishtinës për të hequr taksën ndaj Serbisë ai ka thënë se ‘autoritetet gjermane janë në kontakt të vazhdueshëm me ato të Prishtinës” dhe se ‘kanë qëndrim të qartë përfshirë edhe ministrin e jashtëm i cili ka kundërshtuar këtë masë”.
Ai ka thënë se ‘është e vërtetë që Serbia nuk mund t’i bashkohet BE’së pas e zgjidhur problemin me Kosovën” duke shtuar se ‘për këtë është e rëndësishme që palët të arrijnë marrëveshje sa më parë”.
“Ne nuk po ju kërkojmë juve të bashkëpunoni më Rusinë në mënyrë që të bëheni anëtar i BE’së”, ka thënë ai.
“Natyrisht, Rusia nuk është një partner shumë i lehtë por megjithëkëtë, bashkëpunimi për dialogun është i rëndësishëm”, thotë ai./Periskopi/












