Alarmuese: Afër 270 grabitje në Kosovë për 11 muaj, 32 plaçkitës përfunduan në burg

Alarmuese: Afër 270 grabitje në Kosovë për 11 muaj, 32 plaçkitës përfunduan në burg

Kosova është shndërruar në çerdhe të grabitësve muajt e fundit. Grabitjet me armë kanë terrorizuar punonjësit dhe klientët e bankave dhe të marketeve. Gjatë javës që lamë pas, gjatë përpjekjeve për të plaçkitur një bankë në Istog, një i dyshuar për grabitje dhe një polic i Kosovës humbën jetën gjatë një përplasjeje me arë. Një […]

Kosova është shndërruar në çerdhe të grabitësve muajt e fundit. Grabitjet me armë kanë terrorizuar punonjësit dhe klientët e bankave dhe të marketeve.

Gjatë javës që lamë pas, gjatë përpjekjeve për të plaçkitur një bankë në Istog, një i dyshuar për grabitje dhe një polic i Kosovës humbën jetën gjatë një përplasjeje me arë.

Një ditë më pas grabitësit e maskuar grabitën një bankë në Fushë Kosovë, derisa gjatë ditëve në vijim për çdo ditë është evidentuar plaçkitje e armatosur kryesisht nëpër qendra tregtare në Prishtinë, por edhe në qytetet tjera të Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës, gjatë 11 muajve të parë të vitit 2018 javë evidentuar 263 raste të grabitjeve

Dy të dyshuar për grabitje u vranë gjatë vitit 2018, njëri nga Policia në Istog e njëri nga pronari i një shtëpie në Veternik të Prishtinës, në të cilën i dyshuari kishte hyrë për të grabitur.

Pas një shkëmbimi me armë zjarri me të dyshuarin për grabitje në Istog në fund të vitit 2018 u vra edhe polici Izet Demaj. Vrasja e dy të dyshuarve për grabitje nuk i ka frikësuar personat tjerë, të cilët kanë vazhduar të merren me këtë vepër penale.

Zyra për Informim në Policinë e Kosovës (PK) ka thënë për “Zërin” se që nga periudha janar-nëntor 2018 në Kosovë janë evidentuar 263 raste të veprës penale “Grabitje”. Ndonëse jemi në ditët e para të vitit 2019 disa biznese private e disa persona kanë qenë cak i grabitjeve edhe këto ditë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vetëm më datën tre janar të vitit 2019 janë raportuar katër grabitje, tri në Prishtinë dhe një në Fushë Kosovë. Njëra nga grabitjet ishte edhe e armatosur. Ndërsa më 1 janar të këtij viti në fshatin Kodrali të Deçanit një vjedhje kishte mbetur në tentativë.

“Gjatë vitit 2017 në tërë territorin e vendit janë evidentuar 290 raste të veprës penale ‘Grabitje’, kurse vitin e kaluar nga 1 janari deri më 30 nëntor janë evidentuar 263 raste të tilla. Grabitja si vepër penale kryhet në rrethana të ndryshme, por rastet më serioze të grabitjeve janë ato me armë.

Po ashtu grabitësit kanë pasur caqe të ndryshme si biznese, banka, shtëpi banimi e edhe grabitjen e gjësendeve nga dora ose krahu, grabitje të telefonave ose të çantave të krahut”, ka thënë Zyra për Informim në Policinë e Kosovës.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë vitit 2018 në Komunën e Prishtinës ka arrestuar 32 persona të dyshuar për “Grabitje”, derisa sipas saj gjashtë persona të dyshuar janë ende në arrati.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?