Aksion i madh i Policisë në Prishtinë për shkatërrimin e grupeve të vjedhjeve grabitqare

Aksion i madh i Policisë në Prishtinë për shkatërrimin e grupeve të vjedhjeve grabitqare

Policia e Kosovës ka dhënë detaje ldhur me aksionin e koduar ‘Unaza e Çeliktë’, në shkatërrimin e grupeve të dyshuara për vjedhje grabitqare. Policia ka njoftuar se me mbrëmë rreth orës 17:20 në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë, pasi kishin pranuar infomrata për grabtje në marketin “Meridian” kanë arritur të arrestojnë njërin prej të dyshuarëve të […]

Policia ka njoftuar se me mbrëmë rreth orës 17:20 në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë, pasi kishin pranuar infomrata për grabtje në marketin “Meridian” kanë arritur të arrestojnë njërin prej të dyshuarëve të përfshirë në këtë rast.

“Me datë 03.01.2019 në 17:20 ne Rr.”Mustafa Venhari” në “Dardani” në marketin “Meridian” ka ndodhe një grabitje. Derisa viktima Qëndrim Sinani dt.lindjes 07.12.1994 se bashku me dy punëtore tjera të marektit ka qenë brenda në market duke punuar, kane hy katër persona të maskuar, njeri me pistolete në dore, dy prej tyre me arme të ftohte-thika. Nën kërcënimin e tyre të dyshuarit kanë arrite qe të marrin arkën e vogël të marketit duke  u larguar me pas këmbë në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Pas pranimit të informatës është aktivizuar “Unaza e Çeliktë” ku zyrtaret policor në teren tëuniformuar dhe në rroba civile të cilët kanë arritur që të lokalizojnë katër të dyshuarit afër shkollës “Dardania” të cilët kanë qenë këmbë duke tentuar që të hapin arkën të cilën e kanë grabitur në market. Zyrtarët policor kanë arritur që të arrestojnë njërin nga të dyshuarit Agron Braha dt.lindjes 26.06.1999 nga Durrësi shtetas shqiptar me banim në Fushë Kosovë. Tre të tjerët kanë arritur që të largohen (arratisen)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Policia bën të ditur se pas një pune operativo-hetimore janë identifikuar edhe tre të dyshuar tjerë.

“Në vendin ku është arrestuar i dyshuari në lagjen “Dardania” është arritur që të gjendet qanta e krahut në tëcilën kanë qenë maskat, dorezat, një pistolet, dy armë të ftohta – thika si dhe arka e cila ka qenë e grabitur në market”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Detajet tjera të publikuara nga ana e Policisë lidhur me aksionin e mbrëmshëm ‘Unaza e Çeliktë’, tregojnë se janë kryer katër kontrolle me urdhër verbal të Prokurorit kujdestar dhe Gjyqtarit kujdestar.

“Një lokacion është kontrolluar në Fushë Kosovë në banesën ku ka qenë me qira Agron Braha. Në lokacionet e bastisura janë konfiskuar: Dy jakne, dy duksa, dy kapela, një pale doreza, një komplet trenerka ngjyrë ushtarake, një shalle, një palë puma , dy telefona celular, dhe një fatrolle e pistoletës të cilat shërbejnë si dëshmi në raste”, bëhet e ditur nga Policia.

Më tej në njoftimi sqarohet se i dyshuari i arrestuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

“Me aktvendim mbi ndalimin i dyshuari dërgohet në qendër të mbajtjes kurse për të dyshuarit tjerë është lëshuar kërkesë për ndalim policor. Në nderkoh gjatë ketij raportimi konfirmojm se ështe arrestuar edhe personi i dytë L.Drenovci”, thuhet në njoftim.

Ky grup dyshohet për gjithsej gjashtëmbëdhjetë raste të grabitjeve në markete “Maxi”, “Meridian”, “Albi Market”, një barnatore dhe një agjenci financiare.

Po ashtu rreth ores me 03.01.2019 rreth orës 19:40 në Prishtinë në rrugën”Mujë Krasniqi” Policia ka njoftuar se nga ankuesi R. Rexhepi është raportuar për një rast vjedhje Grabitqare, ku sipas ankuesit 4 persona të dyshuar me forcë ia kishin marr 90 € para të gatshem dhe të njëjtin e kishin sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit kujdestar. Rasti është inicuar dhe mbetet nën hetime.Policia nëë afërsi të vendit të ngjarjes ka ndaluar dy persona tek të cilet eshte gjetur një armë pistolet si dhe që të dy kanë pas kapela maskuese ku të njejtit janë të dyshuar potencial për kryerjen e kesaj vepre”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Policisë, në kuadër të aksionit të koduar “Unaza e Çeliktë”, janë arrestuar edhe dy persona tjerë pasi dyshhen për shitjen e dy armëve.

“Vlen të ceket se me 03.01.2019 rreth orës 19:40 në Prishtinë në rrugën “Xhevdet Doda” njësit policore pasi që kishin vërejtur se të dyshuarit janë duke shkëmbyer diq, i kanë ndaluar dhe te i dyshuari Albion Karafeta i lindur më 17.08.1998 M/SH/K, kanë gjetur dy revole: 1. Zoraki Cal. 9mm P.A.K me nr. serik 180900649 dhe 2. Zoraki Cal. 9mm P.A.K me nr. serik 180800436 dhe dy karikator. i cili ka deklaruar se armët ia ka shitur të dyshuarit Kastriot Islami i lindur më 03.06.1983 M/SH/K. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i shtetit për krime të rënda i cili ka urdhërua që dy të dyshuarit të ndalen në mbajtje për 48 orë ndersa rasti eshte hap si tregti me armë”, thuhet në njoftimin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?