Aksident pranë QKUK-së, disa njerëz mbesin të ngujuar në vetura

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të ditës së martë afër Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë. Siç merr vesh Telegrafi, ndonëse nuk dihet shkaku përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar. Megjithatë, mësohet se personat e gjendur në veturë, pas përplasjes së saj, janë ngujuar brenda, për çka është dashur edhe ndihma e […]
Një aksident ka ndodhur në orët e vona të ditës së martë afër Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.
Siç merr vesh Telegrafi, ndonëse nuk dihet shkaku përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
Megjithatë, mësohet se personat e gjendur në veturë, pas përplasjes së saj, janë ngujuar brenda, për çka është dashur edhe ndihma e policisë që ata të dalin nga vetura.












