Aksident i rëndë në Mitrovicë, vetura del nga rruga

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në Lusht të Mitrovicës. Një veturë e tipit “Opel” ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një ultësirë poshtë magjistrales. Në rrjete sociale janë publikuar fotografitë e aksidentit. Nuk dihet nëse ka mbetur ndokush i lënduar nga ky vetaksident. /Periskopi/
















