Ahmeti për paralajmërimet e Serbisë për çnjohje: Në këtë frymë, nuk mund të ketë dialog

Ahmeti për paralajmërimet e Serbisë për çnjohje: Në këtë frymë, nuk mund të ketë dialog

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se edhe një shtet pritet ta tërheqë njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Sipas b92, Daçiq ka thënë  çnjohja  do të ndodhë më 21 janar, ndërsa ka cituar ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov t’i ketë thënë dje se për Beogradin është “sukses historik që […]

Sipas b92, Daçiq ka thënë  çnjohja  do të ndodhë më 21 janar, ndërsa ka cituar ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov t’i ketë thënë dje se për Beogradin është “sukses historik që 12 vende kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

“Të gjithë e dinë se na kanë kërkuar që t’i suspendojmë aktivitete tona për gjashtë muaj e ata të na i heqin taksat që na i kanë vënë. A vlen kjo edhe për Amerikën se do të pushojë së lobuari? Në Këshillin e Sigurimit kanë thënë se “i ftojmë të gjitha vendet ta njohin pavarësinë e Kosovës “. Ne s’e kemi pranuar këtë. Nesër i vazhdojmë bisedat e mëtejshme, të hënën mund të pritet që edhe një vend ta tërheqë njohjen”, ka deklaruar Daçiq.

E për këtë ka reaguar kryesuesi i ekipit negociator për bisedime me Serbinë, Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se në këtë frymë, nuk mund të ketë dialog me Serbinë, ndërsa ka ngritur pikëyetjet nëse dikush nga përfaqësuesit e BE-së do të reagojë në lidhje me fushatën agresive të Serbisë ndaj Kosovës.

“Në të njëjtën kohë, nuk po ndalet presioni nga Brukseli për heqjen e taksës, sepse nuk qenka në frymën e dialogut. Si na qenka kjo fushatë e Serbisë në frymën e dialogut? A do të ketë deklarata nga Brukseli sot? A do të ketë vizitë urgjente nga Hahni në Beograd? Taksa është vendim i Qeverisë, por në këtë lojë të Serbisë, nuk ka as kushte elementare për heqje të taksës, apo dialog”, thuhet në reagimin e Ahmetit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?