AGK dënon thirrjen për masakrim të gazetarëve të Periskopit, fton shoqatën e gazetarëve dhe autoritetet maqedonase të marrin masa

Asociacioni i gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar ndaj thirrjes publike që ka bërë Emir Hamzai nga Tetova për masakrimin e gazetarëve të Periskopit dhe Indeksonline të premten. Sipas AGK-së, gjuha e përdorur e Hamzait që është edhe vetë gazetarë, është shumë e rrezikshme dhe i kontribuon gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes, dhe si e […]
Asociacioni i gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar ndaj thirrjes publike që ka bërë Emir Hamzai nga Tetova për masakrimin e gazetarëve të Periskopit dhe Indeksonline të premten.
Sipas AGK-së, gjuha e përdorur e Hamzait që është edhe vetë gazetarë, është shumë e rrezikshme dhe i kontribuon gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes, dhe si e tillë është e dënueshme ligjërisht.
“AGK kërkon nga gazetari në fjalë që të kërkoj falje publike dhe të distancohet nga kjo thirrje e tij. Po ashtu AGK kërkon nga Asociacioni i Gazetarëve në Maqedoni dhe institucionet tjera relevante të sigurisë që të merren me rastin. Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës një gjuhë e tillë sidomos kur vije nga vetë gazetarët dëmton punën e secilit dhe duhet të dënohet”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Gazetari shqiptar nga Tetova, Emir Hamzai, ka bërë thirrje publike për masakrim të gazetarëve të portalit tonë [dhe të Indeksonline] në stilin e “Charlie Hebdo” që kishte ndodhur në Francë para disa vitesh.
Hamzai duket se është revoltuar me ndonjë prej artikujve të botuar apo të përcjellur nga Periskopi.
Ai pretendon se vetëm në stilin e ngjashëm me masakrën ndaj “Charlie Hebdo” meritojnë të trajtohen gazetarët tanë.
Periskopi në mënyrë të organizuar ka qenë i sulmuar nga grupe të ndryshme politike dhe parapolitike në tri vitet e saj të funksionimit. Por gazeta ka njoftuar se nuk do të pushojë së informuari qytetarët e vendit bazuar në politikën e saj redaktoriale të paanshme dhe korrekte.
Portali është duke u konsultuar me përfaqësues ligjorë që këtë rast ta paraqes në organet e sigurisë në Maqedoni për thirrje për vrasjen e gazetarëve.
Më poshtë reagimi i plotë i AGK-së:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim lajmin se gazetari shqiptar nga Tetova, Emir Hamzai, ka bërë thirrje publike për masakrim të gazetarëve të portaleve Periskopi dhe Indeksonline në stilin e “Charlie Hebdo” që kishte ndodhur në Francë para disa vitesh.
Për AGK-në, gjuha e përdorur nga gazetari Hamzai është shumë e rrezikshme, e cila i kontribuon gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes dhe si e tillë është e dënueshme meqë e cenon ashpër lirinë e shprehjes.
AGK kërkon nga gazetari në fjalë që të kërkoj falje publike dhe të distancohet nga kjo thirrje e tij. Po ashtu AGK kërkon nga Asociacioni i Gazetarëve në Maqedoni dhe institucionet tjera relevante të sigurisë që të merren me rastin.
Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës një gjuhë e tillë sidomos kur vije nga vetë gazetarët dëmton punën e secilit dhe duhet të dënohet.
AGK merr vesh se njëri prej pronarëve të mediumit të përmendur në statusin e gazetarit nga Tetova tashmë ka nisur të ndjek rrugën ligjore ndaj gazetarit në fjalë, pasi që për gjuhë është e papranueshme dhe dënohet kudo në botë.
/Periskopi












