Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit kujtohet pas 4 ditësh të reagojë për vrasjen e maces së egër në Ferizaj

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit kujtohet pas 4 ditësh të reagojë për vrasjen e maces së egër në Ferizaj

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës pas 4 ditësh ka reaguar për vrasjen e maces së egër në rajonin e Ferizajt. Gjeni më poshtë reagimin e plotë të Agjencisë: Macja e egër është lloj strikt i mbrojtur dhe gjuetia e saj ndalohet me ligjet në fuqi Instituti për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës me […]

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës pas 4 ditësh ka reaguar për vrasjen e maces së egër në rajonin e Ferizajt.

Gjeni më poshtë reagimin e plotë të Agjencisë:

Macja e egër është lloj strikt i mbrojtur dhe gjuetia e saj ndalohet me ligjet në fuqi

Instituti për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës me shqetësim ka marrë lajmin për vrasjen e një maceje të egër (Felis Sylvestris), në rajonin e Ferizajt e cila bënë pjesë në listën e llojeve të egra vendore strikt të mbrojtura. Fillimisht kjo mace e egër ishte identifikuar gabimisht si Rrëqebull (Lynx Lynx Balkanicus).

Menjëherë pas marrjes së informatës Instituti për Mbrojtjen e Natyrës së bashku me Inspektoratin e MMPH-së, janë angazhuar për të ndërmarrë masat e duhura sipas legjislacionit në fuqi. Mirëpo paraprakisht Agjencioni i Pyjeve të Kosovës, në bazë të kompetencave që ka bazuar në Ligjin për Gjuetinë, ka njoftuar Policinë e Kosovës e cila në bashkëpunim me Prokurorinë janë duke u marrë rastin në fjalë.

Me këtë rast duhet cekur dhe sqaruar se njëjtë sikurse Rrëqebulli edhe Macja e egër është një lloj strikt i mbrojtur dhe gjuetia e saj ndalohet rreptësisht me ligjet në fuqi, dhe gjithashtu sipas legjislacionit parashihet edhe dënimi me gjobe dhe burgim për këdo që gjuan këto lloje të rrezikuara ose të rralla të kafshëve.

Instituti për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, të raportojnë për çdo veprimtari të dyshimtë të gjuetisë ndaj llojeve të rralla dhe të mbrojtura me ligj.

Nga monitorimi i vazhdueshëm i faunës IKMN përmes kamerave kurth dhe të dhënave nga terreni ka konstatuar praninë e llojit të maces së egër në disa habitate në territorin e Kosovës dhe gjendja e saj është e mirë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?