A është normale të mendosh për dikë tjetër gjatë seksit, a mund të quhet kjo tradhëti?

A është normale të mendosh për dikë tjetër gjatë seksit, a mund të quhet kjo tradhëti?

Zakonisht në fillim të marrëdhënies jemi totalisht të konsumuar nga personi tjetër. Bëjmë dashuri, seks, kalojmë më të çdo moment të mundshëm. Mendojmë për të në rrugë apo autobus, gjatë masturbimit, në punë e me miqt, e kshu me rradhë. Por, dhe në një marrëdhënie të bukur, situata qetësohet dhe truri ynë fillon e i […]

Zakonisht në fillim të marrëdhënies jemi totalisht të konsumuar nga personi tjetër. Bëjmë dashuri, seks, kalojmë më të çdo moment të mundshëm. Mendojmë për të në rrugë apo autobus, gjatë masturbimit, në punë e me miqt, e kshu me rradhë. Por, dhe në një marrëdhënie të bukur, situata qetësohet dhe truri ynë fillon e i le vendin dhe mendimeve të tjera. Jeta merr ritmin  e zakonshëm dhe fantazitë e vjetra kthehen. Kjo bën që ta  gjesh veten duke menduar për dikë tjetrër dhe gjatë seksit.

Çfarë do të thotë kur fillon e mendon për dike tjetër ? Dhe më e rëndësishmja, është ok të mendosh për dikë tjetër gjatë seksit ? Për disa njerëz mund të duket si tradhti e madhe- vetëm ideja do i bëntë të ndiheshin keq. Por, për të tjerë, fantazitë seksuale që nuk përfshijnë partnerin janë totalisht normale. E vërteta është që, është pak zonë gri. Pra që çdo gjë lidhet shumë ngushtë me detajet dhe ekuilibrat e marrëdhënies apo rrethanave të fantazisë rreth dikujt tjetër. Nëse e gjen veten duke menduar për dikë tjetër gjatë seksit, mund të jetë OK- por ja çfarë duhet të trajtosh me vëmendje.

Po largohesh nga partneri ?

Gjëja e parë që duhet të mendosh, është nëse mendimi për dikë tjetër po të largon nga partneri. Fantazitë janë shume pozitive dhe të shëndetshme nëse nxisin eksperienca të reja dhe nëse nuk ndodhin gjithë kohës, duke na larguar nga partneri. Nëse personi për të cilin fantazojmë është vërtetë ai që duam atëherë ka vend për shqetësim. Zakonissht përdorim fantazinë për të rritur kënaqësinë e eksperiencës.

Je i/e kënaqur me jetën tënde seksuale ?

Mendo më gjerë: je i/e kënaqur me jetën tënde seksuale ? Të nxitësh jetën tënde seksualeështë shumë normale, por të imagjinosh vazhdimisht jetën tënde seksuale me dikë tjetër,  është problem. Mundohu të jesh më i hapur me partnerin për të parë nëse seksi përmirësohet. Ndoshta mund të përballesh më një periudhë të çudtishme sidomos nëse gjërat nuk shkojnë shumë mirë, por mundimi gjithmonë shpaguhet.

Ke probleme të tjera në marrëdhënie ?

Duhet të mendohesh dhe më gjatë, sidomos nëse po përdor fantazinë për t’u larguar nga marrëdhënia jote. Nëse ke probleme me marrëdhënien dhe ti vazhdon e fantazon për dike tjëtër, atëherë ke një problem. Disa njerëz e bëjnë dhe si një formë hakmarrje ndaj partnerit që i ka mërzitur. Në vend të kësaj mundohu të rrish qetë duke shkuar në bazat e marrëdhënies dhe problematikave të saj. Nëse kjo marrëdhënie nuk bën për ty atëherë mos ki frikë të largohesh.

Pra, të mendosh për dikë tjetër gjate seksit mund të krijojë panik por nuk ka pse të jetë patjetër dicka negative. Gjatë masturbimit apo seksit na shfaqen imazhe nga me të ndryshmet dhe nuk ka pse shqetesohemi. Por, nëse po largohesh nga partneri yt, mendimi për dikë tjetër mund të jetë një sinjal apo shenjë që duhet të largohesh nga marrëdhënia. Nëse ke dyshime, komunikimi me partnerin është zgjidhja më ë mirë. Në fund të fundit ti e di më mirë nëse fantazia jote e ka kaluar kufirin në çift.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar