A bashkohet Mitrovica? Bahtiri ua dorëzon peticionin me 16 mijë nënshkrime institucioneve relevante

A bashkohet Mitrovica? Bahtiri ua dorëzon peticionin me 16 mijë nënshkrime institucioneve relevante

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri sot në ora 09:30 do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve. Peticioni dorëzohet tek institucionet e Kosovës, tek Qeveria, Kuvendi, si dhe tek President. Bahtiri po kërkon nga institucionet përkatëse që të miratojnë këtë nismë të ndërmarrë nga vetë qytetarët e Mitrovicës. […]

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri sot në ora 09:30 do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve.

Peticioni dorëzohet tek institucionet e Kosovës, tek Qeveria, Kuvendi, si dhe tek President.

Bahtiri po kërkon nga institucionet përkatëse që të miratojnë këtë nismë të ndërmarrë nga vetë qytetarët e Mitrovicës.

Ndryshe, iniciativa për nënshkrimin e këtij peticioni ka ardhur pasi Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal ka refuzuar kërkesën e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe vendimin e Kuvendit të Mitrovicës për ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave, me qëllim bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

I pari që kishte nënshkruar peticionin ishte Agim Bahtiri e pas tij edhe zyrtarët tjerë komunalë. I pari i Mitrovicës kishte thënë se bashkimi i qytetit nuk cenon në asnjë mënyrë integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

“Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të dalim faqebardhë me këtë peticion e t’i drejtohemi në mënyrë legjitime Kuvendit të Kosovës. Nuk do të ketë parti politike, por do të jemi ne për të gjithë. Peticioni ka nisur sot, e hënë, dhe nëse dikush do të ketë hamendje që nuk do të realizohet, gabon, sepse do të realizohet. I lus qytetarët e Mitrovicës që t’i dalin zot vendit të vet dhe në ditën e sotme t’i përgjigjen vullnetarisht dhe masovisht iniciativës sime”, kishte thënë Bahtiri.

Ndryshe, ura kryesore e lumit Ibër, e cila qytetin e Mitrovicës e ndan në veri dhe në jug, ishte planifikuar të hapej për qarkullim të automjeteve dhe të njerëzve më 4 mars 2017.

Federica Mogherini kishte ardhur në Mitrovicë për ta përuruar urën, por kryetari i komunës veriore, Goran Rakiq, kishte kundërshtuar. Edhe pas dy vjetëve ura mbetet e mbyllur, ndërsa Bashkimi Evropian ende nuk ka ndonjë datë për hapjen e saj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?