68 vjeçari humbi jetën në derën e spitalit, u ngri nga të ftohtit

Vetëm disa metra larg urgjencës së QSUT-së gjeti vdekjen 68-vjeçari i pastrehë Hasan Hykja. Qendrat sociale nuk kishin vend për një të sëmurë me këmbë diabetike, e Hasani pa mbështetje, i vetëm, paraqitej prej kohësh pranë QSUT-së për të kërkuar ndihmë, por i mbyllej dera. Ndihmë kërkon edhe Abaz Duka, i cili prej kohësh vuan […]

Vetëm disa metra larg urgjencës së QSUT-së gjeti vdekjen 68-vjeçari i pastrehë Hasan Hykja.

Qendrat sociale nuk kishin vend për një të sëmurë me këmbë diabetike, e Hasani pa mbështetje, i vetëm, paraqitej prej kohësh pranë QSUT-së për të kërkuar ndihmë, por i mbyllej dera.

Ndihmë kërkon edhe Abaz Duka, i cili prej kohësh vuan nga probleme shëndetësore e ndihet i diskriminuar për arsyen se është i vetëm.

“Shkova për shtrim, më lanë 4 ditë pa ngrënë e pa pirë se nuk kam njeri. E më thanë që “nuk kemi vend, ça të të bëjmë”. Që të shikojë njeri këtë gjendje që jam, unë është për të qarë”, thotë Abazi.

Ditët e ftohta të dimrit kanë krijuar radhë të gjata në urgjencën e QSUT dhe jo vetëm endacakët nuk kanë marrë shërbimin mjekësor në kohë, por gjithashtu edhe qytetarët të cilët kanë një strehë për të qëndruar.

“Unë kam nënën këtu brenda, kam që dje. Është te urgjenca, akoma presim që të hapen vende andej nga spitali që të shtrohet. Nuk ka vende thonë”, shprehet një qytetar.

“Kemi më shumë se një orë. Mjekët na kanë thënë të presim këtu”, thotë një tjetër. /Top Channel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?