Publikohen fotografitë ku shihet Oliver Ivanoviq i vrarë

Para pak ditësh Serbia ka dërguar një raport në drejtim të autoriteteve të Republikës së Kosovës, që ka të bëjë me hetimet që po bëhen rreth vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Në atë raport siç ka deklaruar ministrja e Drejtësisë e Serbisë Nela Kuburoviq, janë dëshmitë e personave të cilët dyshohet se janë të lidhur […]
Para pak ditësh Serbia ka dërguar një raport në drejtim të autoriteteve të Republikës së Kosovës, që ka të bëjë me hetimet që po bëhen rreth vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Në atë raport siç ka deklaruar ministrja e Drejtësisë e Serbisë Nela Kuburoviq, janë dëshmitë e personave të cilët dyshohet se janë të lidhur me vrasjen.
Ndërsa, sot në mediat serbe janë publikuar dy fotografi në të cilat shihen momentet e para pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Në fotografinë e parë shihet se i pari që arrin në vendin e ngjarjes është një fqinjë i Ivanoviqit dhe sekretari i partisë.


