2,200 euro dita e avokatit të Sami Lushtakut

2,200 euro dita e avokatit të Sami Lushtakut

Geoffrey Nice, prokurori që ishte bërë i famshëm në Hagë në betejën e tij ndaj Sllobodan Millosheviqit, është avokat i Sami Lushtakut në Hagë. Ai ka kërkuar nga ekipi kosovar që të paguhet 2 mijë e 200 euro për një ditë, duke shtuar këtu edhe biletën e udhëtimit. Goeffrey Nice, pranë tribunalit të Hagës thoshte […]

Geoffrey Nice, prokurori që ishte bërë i famshëm në Hagë në betejën e tij ndaj Sllobodan Millosheviqit, është avokat i Sami Lushtakut në Hagë.

Ai ka kërkuar nga ekipi kosovar që të paguhet 2 mijë e 200 euro për një ditë, duke shtuar këtu edhe biletën e udhëtimit.

Goeffrey Nice, pranë tribunalit të Hagës thoshte se ka prova të forta që dëshmojnë krimet që kishte kryet ai që njihej si kasapi i Ballkanit.

Por, Millosheviq nuk u dënua kurrë pasi që ai vdiq në qendrën e ndalimit në Sheveningen të Holandës.

​Geoffrey Nice

Goeffrey Nice, është angazhuar nga Sami Lushtaku që kishte luftuar kundër regjimit të Millosheviqit.

Ai do të përfaqësojë mbrojtjen e ish komandantit të Zonës së Drenicës, pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Geoffrey Nice tash e tutje do të jetë në ekipin kosovarë dhe jo vetëm në mbrojtjen e Lushtakut.

Këtë e ka konfirmuar edhe Driton Laçji që drejton zyrën e të akuzuarve potencial.

“Geoffrey Nice, është i angazhuar tash që të jetë pjesë e mbrojtjes së komandantin të Zonës së Drenicës, z. Sami Lushtaku”, ka thënë Lajçi.

Sa i përket financave për të paguar një avokat siç është Nice, kjo bëhet me paratë e buxhetit të shtetit.

Sipas një dokumenti që posedon zyra për mbrojtjen e të akuzuarve shihet që britaniku ka kërkuar një shumë prej 2mijë e 200 eurove për një ditë që ta mbrojë Lushtakun, si dhe shpenzimet e udhëtimit.

Këtë për T7 e ka konfirmuar edhe shefi i zyra për mbrojtjen e të akuzuarve potencialë nga Gjykata Speciale, Driton Lajçi.

“Buxhetin e kemi të ndarë po presim edhe të takohemi tash në Hagë me avokatin Nice. Por po presim edhe miratimin e buxhetit të Kosovës dhe gjithçka është në rregull”, ka thënë Lajçi.

Ai ka thënë se më miratimin e buxhetit të shtetit do të ndahet edhe pagesa për Nice dhe avokatët e tjerë të angazhuar në këtë proces.

Gjykata Speciale u themelua në gusht të viti 2015, krejt tash pas më shumë se dy vite ky organ ka filluar t’i ftojë dhe intervistojë ish-pjesëtaret dhe komandantët e UÇK-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?