Zhduket qytetari nga Ferizaj, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Një qytetar i komunës së Ferizajt, është zhdukur që nga mbrëmja e së premtes ndërsa askush nga familjarët nuk ka informacione se ku i njëjti mund të jetë duke qëndruar. Rastin e zhdukjes së Avdyl Kçikut e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes llogarisë në facebook, të njëjtit të cilët kërkojnë ndihmë nga […]
Rastin e zhdukjes së Avdyl Kçikut e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes llogarisë në facebook, të njëjtit të cilët kërkojnë ndihmë nga qytetarët për të lajmaruar nëse e shohin apo bien në gjurmët e tij.
Sipas familjarëve bëhet e ditur se personi në fjalë ka qenë duke ngasur veturën e tipit Range Rover, siç shihet në foto
Më tej mësohet se Kçiku, tashmë i zhdukur, punonte me tregti duke eksportuar vetura nga Europa, konkretisht Zvicra për në Kosovë.















