Ymeri: Së pari të sigurohemi se dialogu nuk e rrezikon Republikën, e pastaj kush kë e sosë në boks

Ymeri: Së pari të sigurohemi se dialogu nuk e rrezikon Republikën, e pastaj kush kë e sosë në boks

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, duke thënë se Platforma shtetërore për dialog nuk mund të miratohet ndryshe përveç se me 2/3 e deputetëve. Ymeri në Facebook ka shkruar se fillimisht duhet që Kuvendi të sigurohet që dialogu nuk e rrezikon Republikën e Kosovës, e pastaj  ‘mund të […]

Ymeri në Facebook ka shkruar se fillimisht duhet që Kuvendi të sigurohet që dialogu nuk e rrezikon Republikën e Kosovës, e pastaj  ‘mund të vendosim kush kë e sosë në boks’.

Haradinaj mbrëmë deklaroi që është i gatshëm të përleshet fizikisht me secilin që i thotë ‘hajn’, duke e përfshirë edhe Albin Kurtin.

E ndaj kësaj deklarate sot kishte reaguar shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

“Albini kish me sos Ramushin”, tha Konjufca para gazetarëve.

 

Ja postimi i plotë i Visar Ymerit në Facebook:

Është urgjente që në Kuvend të Republikës të kthehet vendimmarrja. Është e rëndësisë jetike, dhe kogja urgjente, që Kuvendi i Republikës ta marrë përsipër mbrojtjen e saj. Përndryshe mësyerja e Thaçit në dialog pa kurrfarë mandati ia cenon Republikës karakterin e saj parlamentar, e pazaret e tij me Vuçiqin po rrezikojnë t’ia cenojnë integritetin territorial.

Platforma shtetërore për dialog nuk mund të miratohet ndryshe përveç se me 2/3 e deputetëve. Një votë e tillë do t’i jepte asaj legjitimitet demokratik ndërsa Republikës siguri nga dhe në dialog. Kjo Platformë shtetërore duhet ta përmbajë synimin dhe interesin kryesor për shtetin tonë e që është njohja e pakusht dhe e plotë e pavarësisë së Republikës nga Serbia, dhe të ravijëzojë mekanizmat strategjik negociues e elementet përbërës të marrëdhënieve mes dy shteteve të bazuara në parimet e respektit reciprok të sovranitetit e kufijve ndërkombëtar si dhe në parimet e fqinjësisë së mirë. Së dyti përmes platformës të gjitha forcat politike do të zotoheshin që do të angazhohen në ruajtjen e karakterit unitar të Republikës sonë dhe barazisë së të gjithë qytetarëve.

Po me 2/3 e deputetëve duhet të mandatohet ekipi negociator i cili ekskluzivisht do ta përfaqësonte Republikën e Kosovës në dialog, përgjegjës për t’i zbatuar parimet udhërrëfyese të Platformës dhe i obliguar të negociojë vetëm brenda saj. Ky Ekip negociator i mandatuar nga Kuvendi i përgjigjet vetëm atij, negocion në mënyrë transparente dhe mbikëqyret nga Kuvendi në secilën fazë të dialogut përmes mekanizmave të krijuar enkas për këtë mbikëqyrje.

Kështu Kuvendi do ta kishte mundësinë e pakontestueshme që të sigurohet se dialogu me Serbinë nuk e rrezikon Republikën dhe që përdoret për t’ia avancuar të drejtat dhe interesat asaj. Ndryshe, sido ndryshe, rrezikojmë shumë e nuk fitojmë asgjë.

E pastaj edhe mund të vendosim kush kë e ‘sosë’ në boks./Periskopi/

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?