Woodward: Trumpi për pak sa nuk e postoi një ‘tweet’ që do të niste luftë bërthamore me Korenë Veriore

Presidenti amerikan Donald Trump për pak sa nuk e kishte postuar një ‘tweet’ që po të ishte lexuar nga Korea Veriore, do të ishte marrë si shenjë e një sulmi të pashmangshëm amerikan, ka thënë gazetari Bob Woodward në një intervistë, raporton Guardian, përkthen Periskopi. Libri i Woodwardit tashmë i ka pushtuar libraritë në ShBA, […]
Presidenti amerikan Donald Trump për pak sa nuk e kishte postuar një ‘tweet’ që po të ishte lexuar nga Korea Veriore, do të ishte marrë si shenjë e një sulmi të pashmangshëm amerikan, ka thënë gazetari Bob Woodward në një intervistë, raporton Guardian, përkthen Periskopi.
Libri i Woodwardit tashmë i ka pushtuar libraritë në ShBA, dhe e ka përshkruar incidentin në një intervistë për CBS si momentin më të rrezikshëm të përplasjes së mundshme nukleare me Korenë e Veriut.
“Në atë moment ka pasur një sens të alarmit në lidershipin e Pentagonit, “Zoti im, një tweet dhe ne kemi informacione të qëndrueshme se koreanoveriorët do ta lexojnë atë si një sulm të pashmangshëm drejt tyre.”
Sidoqoftë, së voni marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe ShBA-ve janë përmirësuar ndjeshëm. /Periskopi












