Weber: Si e kanë menduar Vuçiq dhe Thaçi? Këmbimi i territoreve nuk do të realizohet

Weber: Si e kanë menduar Vuçiq dhe Thaçi? Këmbimi i territoreve nuk do të realizohet

Deklarata e Merkelit pas telefonatës me Trump-in ishte më e butë. A ka ndryshuar Gjermania qëndrim ndaj çështjes së Kosovës? Tri pyetje për Bodo Weber, nga nisma e Këshillit të Politikave të Demokratizimit (DPC) DW: Zoti Weber, A mendoni se perëndimi ka filluar ta shohë çështjen ndryshimit të kufijve në Ballkan si një opsion të […]

Deklarata e Merkelit pas telefonatës me Trump-in ishte më e butë. A ka ndryshuar Gjermania qëndrim ndaj çështjes së Kosovës?

Tri pyetje për Bodo Weber, nga nisma e Këshillit të Politikave të Demokratizimit (DPC)

DW: Zoti Weber, A mendoni se perëndimi ka filluar ta shohë çështjen ndryshimit të kufijve në Ballkan si një opsion të mundshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës?

Weber: Deklaratën e Kancelares Merkel e interpretoj se Gjermania do të këmbëngulë në qendrimin e saj: Jo ndryshim kufijsh në Ballkan, jo ndarje të Kosovës ose këmbim territoresh. Paçka se gjuha e zonjës Merkel ishte më e butë se në deklaratat e mëparshme. Edhe fakti që kryeministri Plenkoviç mbajti një qëndrim kaq të qartë dëshmon se Berlini është duke kërkuar partnerë në BE për të ndalur marrëzinë e këmbimit të territoreve, për çka janë dakord me sa duket Thaçi, Vuçiç dhe Mogherini.

DW: Përse marrëzi?

Weber: Dialogu arriti në vitin 2013 suksesin më të madh kur e bëri Serbinë të pranonte se Kosova nuk është më pjesë e saj, nëse ajo dëshiron të hyjë në BE. Që zonja Mogherini e futi dialogun në krizë dhe si rezultat nuk është në gjendje të ruajë vijat e kuqe, është dëshmi e dobësisë së BE-së. Është i çuditshëm fakti që në Bruksel flitet tani lirshëm për die të tilla, që vënë në rrezik rendin e arritur me kaq mund në këto 30 vjet në Ballkan. Kjo gjithashtu është dëshmi për dobësinë e Perëndimit përballë nacionalistëve në Ballkan që pas fitores së Trumpit shpresuan se tani do t’u  jepej ndonjë shans agjendave nacionaliste të parealizuara në vitet ’90.

DW: Çfarë do të ndodhë tani?

Weber: Lind pyetja se si e kanë menduar Vuçiç, Thaçi dhe Mogherini. Një plan i tillë nuk do të jetë i realizueshëm. Gjermania nuk do të lëvizë nga pozicioni i saj. Kjo do të thotë se një marrëveshje për këmbime ose ndarje territoresh nuk do të jetë e realizueshme, edhe nëse palët në Bruksel bien dakord. Dhe në rastin më ekstrem, nëse do të ketë ndonjë konflikt, Berlini do ta ndalë perspektivën e Serbisë dhe Kosovës për BE. Dyshoj se aktorët që e trumpetuan këtë politikë, kanë shpresuar se po të kthehen të gjithë, do të kthehet edhe Berlini. Por i kanë bërë hesapet gabim. Pra, do të shohim destabilizim në javët e ardhshme në rajon dhe ndoshta negociatat për marrëveshjen përfundimtare të dialogut do të presin komisionin e ri dhe pasardhësin e Mogherinit.

 

Të ngjashme
Tasholli: Qytetaria duhet t’ia marrë Gjykatës Speciale të drejtën të flasë në emër të saj

Tasholli: Qytetaria duhet t’ia marrë Gjykatës Speciale të drejtën të flasë në emër të saj

Tasholli: Çka ndodh në Hagë do të reflektojë te Kosova, jo te partitë politike

Tasholli: Çka ndodh në Hagë do të reflektojë te Kosova, jo te partitë politike

Tasholli për protestën kundër Gjykatës Speciale: UÇK-ja është mbi të gjitha partitë politike

Tasholli për protestën kundër Gjykatës Speciale: UÇK-ja është mbi të gjitha partitë politike

🔴LIVE| Intervistë me Ismail Tasholli, themelues dhe kryesues i “LIRIA KA EMËR”

🔴LIVE| Intervistë me Ismail Tasholli, themelues dhe kryesues i “LIRIA KA EMËR”

Gashi i PDK-së tregon dy veprime që duhet t’i ndërmarrë KQZ për të shmangur “vjedhjen” e zgjedhjeve

Gashi i PDK-së tregon dy veprime që duhet t’i ndërmarrë KQZ për të shmangur “vjedhjen” e zgjedhjeve

Kur mund të konsiderohet i përfunduar procesi zgjedhor, tregon përfaqësuesi i PDK-së në KQZ

Kur mund të konsiderohet i përfunduar procesi zgjedhor, tregon përfaqësuesi i PDK-së në KQZ

Vjedhja e votave, si u vendos rinumërimi nga KQZ, tregon Gashi i PDK-së

Vjedhja e votave, si u vendos rinumërimi nga KQZ, tregon Gashi i PDK-së

Gashi i PDK-së: Në secilin subjekt politik ka pasur përpjekje për devijimin e vullnetit të qytetarëve

Gashi i PDK-së: Në secilin subjekt politik ka pasur përpjekje për devijimin e vullnetit të qytetarëve

🔴LIVE| Intervistë me Ilir Gashin anëtarin e PDK’së në KQZ

🔴LIVE| Intervistë me Ilir Gashin anëtarin e PDK’së në KQZ

A do të kandidojë Lutfi Haziri për kryetar të LDK’së?

A do të kandidojë Lutfi Haziri për kryetar të LDK’së?

Haziri: LDK-ja do të rikthehet fuqishëm, Vetëvendosja ka shumicë për Qeveri, por jo për president

Haziri: LDK-ja do të rikthehet fuqishëm, Vetëvendosja ka shumicë për Qeveri, por jo për president

Haziri: Herët a vonë, të gjithë kryeministrat kalojnë kah zyrat e LDK-së

Haziri: Herët a vonë, të gjithë kryeministrat kalojnë kah zyrat e LDK-së

🔴LIVE| Intervistë me Lutfi Hazirin, nënkryetarin e LDK’së

🔴LIVE| Intervistë me Lutfi Hazirin, nënkryetarin e LDK’së