Vuçiqit iu mohua kërkesa për vizitë në Ujman, për këtë nuk pranoi të takohet me Thaçin (Dok)

I ashtuquajtur shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka publikuar një email të shkëmbyer mes autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë, liduhr me vizitën e presidentit serb, Aleksandër Vuciq në Kosovë, shkruan Periskopi. Si duket, kjo e-mail, është bërë problem kryesor edhe për anulimin e takimit Thaçi-Vuçiq në Bruksel. Vuçiq ka kërkuar, […]
I ashtuquajtur shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka publikuar një email të shkëmbyer mes autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë, liduhr me vizitën e presidentit serb, Aleksandër Vuciq në Kosovë, shkruan Periskopi.
Si duket, kjo e-mail, është bërë problem kryesor edhe për anulimin e takimit Thaçi-Vuçiq në Bruksel.
Vuçiq ka kërkuar, që gjatë vizitës së tij në Kosovë, ta vizitojë edhe Ujmanin.
Për këtë, nga Brukseli ka folur edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili ka thënë se Kosova respekton dhe kupton kërkesën e presidentit Vuçiq për të komunikuar me popullin serb në Kosovë, por kjo duhet të bëhet vetëm sipas agjendës së paraparë.
“Nuk ka hapësirë për incidente, nuk ka hapësirë për kërcënime, do të evitojmë cdo mundësi që lent ë hapura këto cështje.Respektoj interesimin legjitim të presidentit serb për të komunikuar me qytetarët serb në Kosovë. Por, duhet të respektohet itinerari i plotë, i paraparë për vizitën në Kosovë”, ka thënë Thaçi, transmeton Periskopi.
Për këtë, Marko Gjuriq, ka thënë se emaili i shkëmbyer mes autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë, është një provë se Thaçi po gënjën në Bruksel.
“Ky email është një provë se Thaçi po gënjen”, ka thënë Gjuriq.
Emaili i shkëmbyer mes autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë për vizitën e Vuciqit në Kosovë thotë:













