Vuçiqit i kanë mbetur edhe shumë vende pa i vizituar, por a do të mund të shkojë në Drenicë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq vazhdon vizitën dyditëshe në Kosovë, ku sot takimet i fillon me vizitën në Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë. Ndërkohë, protestuesit në magjistralen Skenderaj – Mitrovice, i kane hedhur flakën barrikadës me drunj, të cilën e kanë vendosur në tentim të moslejimit të vizitēs sē presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në fshatin Banjë […]
Ndërkohë, protestuesit në magjistralen Skenderaj – Mitrovice, i kane hedhur flakën barrikadës me drunj, të cilën e kanë vendosur në tentim të moslejimit të vizitēs sē presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në fshatin Banjë ku banohet me serbë.
Në vijim agjenda e Vuçiqit:
Në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë,
Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan,
Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë,
Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe
Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.
Ndryshe, dje Vuçiq ka qëndruar në Zubin Potok, Gazivodë, Leshak, Leposaviç e Zveçan./Indeksonline/












