Vuçiq ua ndalon autoriteteve të sigurisë në Serbi çdo lloj komunikimi me autoritetet në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka shkuar në Bruksel ku do të takohet me Përafaqësuesen e lartë të BE’së, Federica Mogherinin. Pas Mogherinit, Vuçiq do të takohet me presidentin Thaçi dhe sipas agjendës në të cilën Tanjug ka pasur qasje, nuk është e sigurtë nëse takimi me Thaçin përfshinë edhe një drekë pune, transmeton Periskopi. Mirëpo, […]

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka shkuar në Bruksel ku do të takohet me Përafaqësuesen e lartë të BE’së, Federica Mogherinin.

Pas Mogherinit, Vuçiq do të takohet me presidentin Thaçi dhe sipas agjendës në të cilën Tanjug ka pasur qasje, nuk është e sigurtë nëse takimi me Thaçin përfshinë edhe një drekë pune, transmeton Periskopi.

Mirëpo, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, para se të niset në Bruksel ka urdhëruar përfaqësuesit e ushtrisë serbe, pastaj Ministrinë e brendshme që të ndalojnë çdo lloj komunikimi me policinë e Kosovës apo KFOR’in.

Të gjitha këto lëvizje të presidentit serb, në prag të vizitës së tij në Kosovë, deri sa përfaqësuesit serbë janë alarmuar nga deklarata e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka thënë se Vuçiqit mund t’i ndalohet hyrja në Kosovë.

Më herët, ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se ‘askush nuk guxon ta arrestojë Vuçiqin në Kosovë’ si dhe ka konfirmuar informacionet se Vuçiq ka ndaluar çdo lloj komunikimi me autoritetet në Kosovë./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?