Vuçiq tregon pse Serbia humbi kundër NATO’s – Milloshi ishte lider i madh

Aleksandar Vuçiq e ka quajtur lider të madh ish-shefin e tij, Sllobodan Millosheviq, i cili ka vdekur në burgun e Hagës, ku po gjykohej për krime të luftës në ish-Jugosllavi, përfshirë edhe ato në Kosovë. Gjatë një fjalimi në një tubim në Mitrovicën Veriore, presidenti serb tha se Millosheviqi ka qenë lider i madh, “por […]

Gjatë një fjalimi në një tubim në Mitrovicën Veriore, presidenti serb tha se Millosheviqi ka qenë lider i madh, “por nuk ka arritur t’i përmbush qëllimet e tij”.

Gjatë këtij fjalimi, në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Aleksandar Vuçiq ka folur edhe për luftën e vitit 1999.

Në kohën kur forcat serbe po kryenin masakra, dhunime, dëbim të popullatës shqiptare të Kosovës e shkatërrim të pasurisë së tyre, Vuçiq ka qenë ministër i Informimit.

“Kemi luftuar me nder kundër NATO-s në vitin 1999, por kemi humbur. Kane qenë më të fuqishëm, më të pasur, prandaj kemi humbur”, theksoi tutje Vuçiq.

Për shkak të krimeve të kryera nga forcat serbe dhe për shkak se asnjëherë nuk kërkoi falje për viktimat e masakrat e kryera gjithandej Kosovës, Aleksandër Vuçiqit sot iu ndalua të shkonte në Banjë të Skenderajt.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili vjen nga familja që humbi rreth 50 anëtarë në sulmin e forcave serbe, tha se Vuçiq nuk mund të vijë në Drenicë pa kërkuar falje për viktimat dhe masakrat e kryera nga forcat serbe në vitet 1998/99.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?