Vuçiq takohet me Mogherinin në orën 10:00, pastaj përballja me Thaçin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka udhëtuar për në Bruksel për takimin e radhës më presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin. Siç shkruan agjencia e lajmeve ‘tanjug’, Vuçiq pritet që në orën 10:00 të takohet me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin. Pas këtij takimi ndërmjet tyre, do të pasojë dhe takimi tre […]
Siç shkruan agjencia e lajmeve ‘tanjug’, Vuçiq pritet që në orën 10:00 të takohet me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin.
Pas këtij takimi ndërmjet tyre, do të pasojë dhe takimi tre palësh Thaçi-Mogherini-Vuçiq.
Edhe presidenti Thaçi para pak minutash ka hyrë në ndërtesën ku pritet të mbahet takimi.
Nga ky takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të diskutohet arritja e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet dy vendeve.












