Vuçiq: Nuk pranova të takohem me Thaçin, pasi tentuan të ma ndalojnë vizitën në Ujman

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq përmes një konference për media bëri të ditur se nesër do të realizojë vizitën e paraparë në Kosovë. Vuçiq vizitën e parë do ta realizojë te Liqeni i Gazivodës, raporton Periskopi. “Ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira për popullin tonë dhe neve që e përfaqësojmë Serbinë në arenën […]
“Ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira për popullin tonë dhe neve që e përfaqësojmë Serbinë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka përmendur deklaratat paralajmëruese të udhëheqsve kosovarë nëse ai viziton Liqenin e Ujmanit.
“Fillimisht ma ndaluan ta vizitojë Gazivodën dhe më thanë se nëse shkon atje, do të përfundosh si Gjuriqi. Kjo ishte aryseja pse nuk munda të flisja me përfaqësuesit kosovarë sot, por kjo nuk do të thotë se do ta ndërpresim dialogun. Ne duhet të vazhdojmë të flasim, sepse dialogu është çelësi për ruajtjen e paqes”, ka thënë tutje ai.
Në anën tjetër, u bë e ditur se Vuçiqit i është lejuar vizita te Ujmani me rekomandim të SHBA’së, në mënyrë që të mos rriten tensionet mes dy vendeve. /Periskopi












