Vuçiq nis takimin me Mogherinin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar në ndërtesën e Bashkimit Evropian në Bruksel, me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini. Pas këtij takimi, pritet të zhvillohet takimi tjetër mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Vuçiqit, me lehtësim të Evropës. Në anën tjetër, presidenti Hashim Thaçi, ka treguar se bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, […]
Pas këtij takimi, pritet të zhvillohet takimi tjetër mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Vuçiqit, me lehtësim të Evropës.
Në anën tjetër, presidenti Hashim Thaçi, ka treguar se bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, para gjysmë ore ka përfunduar takimin bilateral me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
“Kosova është e përkushtuar që të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila garanton njohjen reciproke, anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB”, ka thënë Thaçi në Facebook.
“Ky rrugëtim do të jetë i vështirë, por i domosdoshëm për sigurimin e paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe ka mbështetje të gjithanshme”, ka shtuar më tej ai.












