Vuçiq në Leshak: As në ëndrra s’e kam parë një pritje të tillë – S’mund t’iu them që Kosova është Serbi

Medie serbe njoftojnë se kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Leshakun e Kosovës e kanë pritur disa qindra – mijëra qytetarë para Shkollës Bujqësore në këtë lokalitet. Ata bartnin flamuj të Serbisë dhe parullat “Vučić – Srbija – Kosovo i Metohija”. “Nuk është hera e parë që jam në Leshak. Nuk kam ëndërruar që do […]
Medie serbe njoftojnë se kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Leshakun e Kosovës e kanë pritur disa qindra – mijëra qytetarë para Shkollës Bujqësore në këtë lokalitet.
Ata bartnin flamuj të Serbisë dhe parullat “Vučić – Srbija – Kosovo i Metohija”.
“Nuk është hera e parë që jam në Leshak. Nuk kam ëndërruar që do të më presin kaq shumë njerëz”, tha Vuçiq, transmeton Koha.net.
“Kam ardhur t’ua them disa gjëra. Atë që ju dëshironi t’ua kumtoj, nuk mund t’ua them. Kam ardhur të flas me njerëz dhe kam parë se problemi më i madh është papunësia”, ka thënë ai.












