Vuçiq: Macron viziton Beogradin në dhjetor

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se Serbia pret në vizitë presidentin francez, Emanuel Macron gjatë muajit dhjetor. “Presim që presidenti francez, Macron, të vijë në Serbi për vizitë në dhjetor”, ka thënë Vuçiq gjatë një konference për media, shkruan Periskopi. Vizita e Macron në Serbi, paralajmërohet në fazën kur ka nisur edhe dialogu final […]
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se Serbia pret në vizitë presidentin francez, Emanuel Macron gjatë muajit dhjetor.
“Presim që presidenti francez, Macron, të vijë në Serbi për vizitë në dhjetor”, ka thënë Vuçiq gjatë një konference për media, shkruan Periskopi.
Vizita e Macron në Serbi, paralajmërohet në fazën kur ka nisur edhe dialogu final mes Kosovës dhe Serbisë.
Kujtojmë se takimi i fundit në Bruksel, mes presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nuk është mbajtur. Palët, kanë komunikuar mes vete përmes Përfaqësueses së Lartë të BE’së, Federica Mogherinit./Periskopi












