Vuçiq: Do të rrjedhë shumë ujë në Ibër e Sitnicë derisa të merremi vesh me shqiptarët

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur pesimist për zgjidhje të shpejtë me Kosovën. Madje, këtë e ka thënë edhe në mënyrë figurative. “Do të rrjedhë shumë ujë në Ibër dhe Sitnicë, derisa të vijë koha që ne të merremi vesh me shqiptarët e Kosovës”, ka deklaruar Vuçiq. Gjatë konferencës, presidenti serb e ka konfirmuar […]

“Do të rrjedhë shumë ujë në Ibër dhe Sitnicë, derisa të vijë koha që ne të merremi vesh me shqiptarët e Kosovës”, ka deklaruar Vuçiq.

Gjatë konferencës, presidenti serb e ka konfirmuar ardhjen e tij në Kosovë duke shtuar se do ta vizitojë edhe Gazivodën, përkundër deklaratave të shumta të krerëve kosovarë për t’ia ndaluar një gjë të tillë, transmeton Klan Kosova.

Vizita e Vuçiqit do të zgjasë për dy ditë të vikendit dhe kulmojë në orën 12:00 të së dielës ku do t’iu drejtohet me fjalim serbëve në Mitrovicë.

I pari i Serbisë ka shtuar se është e pamundur që deputetët e Listës Serbe të votojnë Fatmir Limaj për kryenegociator të ekipit kosovar.

Madje, ai ka hedhur akuza për krime lufte ndaj Fatmir Limajt, i zgjedhur në krye të ekipit qeveritar për dialog me Serbinë.

“Lista Serbe nuk dëshironte ta mbështeste Limajn”, ka thënë Vuçiq.

Ndërsa për fjalët e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i cili ditë më parë pati folur për një martesë në mes djalit të presidentit Hashim Thaçi dhe vajzës së Vuçiqit, ky i fundit ka thënë se pozita e tij nuk ia lejon të bëjë veprime skandaloze.

“Pas atyre fjalëve, çdo baba do ta godiste atë. Mirëpo, unë nuk mund ta bëj sepse jam president i Serbisë”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?