Vuçiq: Askush s`ka të drejtë t`u thotë serbëve në Kosovë se po e vjedhin rrymën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se askush nuk ka të drejtë t`iu quaj “hajna të energjisë elektrike” serbët në veri të vendit, pasi që sipas ti Serbia ka investuar miliona në Gazivodë dhe në pjesë tjera të veriut. Ai ka thënë se nuk do të lejojnë deklaratat se serbët po e vjedhin rrymën. […]
Ai ka thënë se nuk do të lejojnë deklaratat se serbët po e vjedhin rrymën.
“Serbia ka investuar miliona për punët që po behën në këtë pjesë dhe nuk do të lejojmë që të na thonë se po vjedhim rrymën pasi serbet se paguajnë”, ka deklaruar Vuçiq.
Ai ka thënë se nuk ka parë kaq shumë gazetare në një vend dhe i ka falënderuar punëtorët e Ujmanit të cilët i kanë dalë në pritje.
“Punëtorët i falënderoj që kanë dal me më prit dhe banorëve në hyrje që më kanë prit. Gazivoda ka fol për gjatësinë e saj. Gazivoda flet për betejat e renda që i kemi me shqiptarët. Por shpresoj që do të merremi me shfrytëzimin e ujit pasi që shumica e Kosovës e merr ujin nga këtu… Do të jem në çdo pjesë të veriut, do të jem në Skenderaj dhe do të flas se duhet të ruajmë paqen, stabilitetin dhe t`i përmirësojmë raportet me shqiptarët”, ka thënë Vuçiq.












