Vuçiq anulon vizitën në Banjë të Skenderajt

Pas tërheqjes së lejes që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të shkelë në Skenderaj, vjen lajmi se ai ka anuluar vizitën në fshatin Banjë të Skenderajt. Kjo pas zhvillimeve të fundit në atë, pjesë ku ende po zhvillohen protesta me bllokimin e dy rrugëve kryesore nga Mitrovica për në Skenderaj. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq më […]
Kjo pas zhvillimeve të fundit në atë, pjesë ku ende po zhvillohen protesta me bllokimin e dy rrugëve kryesore nga Mitrovica për në Skenderaj.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq më herët ka deklaruar se nuk i interesojnë protestat e banorëve të Drenicës e as vendimi i kryeministyrit Ramush haradinaj i cili ia ndaloi Vuçiqit shkuarjen në Drenicë. Vuçiq ka thënë se do të provojë të shkojë në Banjë përmes rrugëve dytësore.
Por nëse një gjë e tillë nuk arrihet, ai ka bërë të ditur se do të kthehet.
“Ndoshta nuk do të mund të vizitojmë enklavën serbe. Do të përpiqemi por do të jetë e vështirë të arrijmë atje. Nuk iu rekomandoj mediave serbe të lëvizin këtu. Do të përpiqemi, nëse nuk kemi sukses kthehemi”, tha Vuçiq.
Protestuesit kanë bllokuar të gjitha rrugët që çojnë në këtë fshat me mjete të rënda transportuese.












