Vladimir Putin, Erdoganit dhe Rouhanit: T’i heqim qafe terroristët nga Siria

Largimi i ekstremistëve jashtë provincës siriane të Idlibit duhet të jetë qëllimi kryesor në procesin e paqes, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin në takimin trepalësh me presidentin turk dhe atë iranian, raporton RT, shkruan Periskopi. Lideri rus përsëriti që Moska ka evidencë të ‘pakundërshtueshme’ që grupet terroriste në provincë po kërkojnë të kurdisin përdorimin […]
Largimi i ekstremistëve jashtë provincës siriane të Idlibit duhet të jetë qëllimi kryesor në procesin e paqes, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin në takimin trepalësh me presidentin turk dhe atë iranian, raporton RT, shkruan Periskopi.
Lideri rus përsëriti që Moska ka evidencë të ‘pakundërshtueshme’ që grupet terroriste në provincë po kërkojnë të kurdisin përdorimin e armëve kimike.
“Prioriteti ynë i përbashkët absolut qëndron në eliminimin e plotë të terroristëve nga Siria,” tha Putin, duke shtuar që forcat ruse së fundi kanë ndihmuar në çlirimin e pjesës jugperëndimore të vendit. “Prezenca e militantëve është kërcënim direkt për civilët e gjithë atij rajoni,” ka paralajmëruar Putin. /Periskopi












