Veturat e policisë nuk janë të sigurta për vozitje

Veturat e policisë nuk janë të sigurta për vozitje

Drejtori i ri i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se veturat zyrtare të Policisë në shumicën e rasteve nuk janë të sigurta për vozitje për shkak të vjetërsisë dhe numrit të madh të kilometrave të kaluara. “Policia e Kosovës disponon një numër të caktuar të automjeteve dhe numri i tyre është mjaft i […]

Drejtori i ri i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se veturat zyrtare të Policisë në shumicën e rasteve nuk janë të sigurta për vozitje për shkak të vjetërsisë dhe numrit të madh të kilometrave të kaluara.

“Policia e Kosovës disponon një numër të caktuar të automjeteve dhe numri i tyre është mjaft i madh, mirëpo gjendja faktike është pak më ndryshe meqenëse shumica e këtyre veturave janë të vjetra dhe kanë shumë kilometra të kaluara dhe mund të them që në shumicën e rasteve nuk janë të sigurta për vozitje”, thotë Qalaj për kallxo.com.

Ai thotë se me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Financave do të blejnë vetura në mënyrë që të mbështesin zyrtarët policorë në terren.

Por, me vetura të reja Qalaj thotë se do të pajisen shërbimi në ndërrim, e jo komandantët dhe mbikëqyrësit.

“Është prioriteti i imi që sidomos policët që i kemi në stacionet policore t’i mbështesim me veturat e reja, e jo komandantët dhe mbikëqyrësit t’i marrin veturat e reja, por prioritet do të ketë shërbimi në ndërrime në stacione policore, qoftë me vetura, qoftë me pajisje të tjera të domosdoshme për punën e policit në terren”, thotë Qalaj.

Qalaj në këtë intervistë ka folur edhe për udhëzimin në bazë të të cilit zyrtarët policorë duhet të përdorin veturën zyrtare.

Sipas Qalajt, në bazë të një udhëzimi policët kanë të drejtë të posedojnë veturë por për raste të caktuara.

“Në fakt ne kemi një udhëzim në lidhje me posedimin e veturave që ne e quajmë në thirrje dhe jo vetëm komandantët e stacioneve por edhe shërbimet tjera që e posedojnë veturën në thirrje, por vetura në thirrje nuk nënkupton veturën për transport, nuk nënkupton se vetura duhet të përdoret për qëllime private mirëpo vetura në thirrje nënkupton që individi që e udhëheqë një stacion të jetë në gjendje të përgjigjet në rast nëse ndodhë jashtë orarit të punës”, shprehet drejtori i përgjithshëm i Policisë.

Në rast të keqpërdorimit, Qalaj thotë se do të merren masa serioze.

“Në rast të keqpërdorimit absolutisht do të merremi shumë seriozisht, në mënyrë që kjo të ndërpritet dhe pasojat do të jenë mjaft të mëdha për secilin”, thotë Qalaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?