Veseli thotë se kurrë nuk do të ketë pazar për Mitrovicën: Lugina mund t’i bashkohet Kosovës

Veseli thotë se kurrë nuk do të ketë pazar për Mitrovicën: Lugina mund t’i bashkohet Kosovës

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, njërit edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë sonte në Prizren se kufijtë në Kosovë i ka garantuar gjaku i dëshmorëve të kombit, të gjithë bashkëluftëtarëve të tij, komandantit legjendar, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Luan Haradinaj, e mijëra bashkëluftëtarëve tjerë. “Askush nuk i cenon kufijtë e Kosovës, ne duhet […]

“Askush nuk i cenon kufijtë e Kosovës, ne duhet të punojmë bashkë që t’i forcojmë ata, t’i forcojmë simbolet e shtetit. Shteti i Kosovës është i shenjtë, sovranitet dhe integrimit është i shenjte”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, duhet të pas parasysh se shteti i Kosovës është multietnik, ku shumicën dërmuese e përbëjnë shqiptarët, por në të njëjtën kohë Kosova ka obligim ndaj shqiptarëve që jetojnë në të gjithë botën, por më së shumti nevojë kanë qytetarët më të diskriminuar në Evropë, shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Ata janë vëllezërit tanë nga Lugina e Preshevës. Do të punojmë fuqishëm që ata ose të jenë në shtetin tonë të pavarur dhe sovran, Republikën e Kosovës, ose domosdoshmërish Serbia t’i respektojë ata ashtu siç i respektojmë ne serbët këtu”, ka theksuar tutje ai.

I pyetur nga tv besa për Mitrovicën dhe mundësinë që të bëhet pjesë e ndonjë pazari me Serbinë, Veseli është treguar i vendosur në përgjigjen e tij.

“Kurrë nuk do të ketë pazar me Mitrovicën. Mitrovica është e shenjtë. Ata që vetëm e qojnë ndërmend të flasin për pazar me Mitrovicën, ata janë vetë që ndjellin të keqën për Kosovë. Unë, presidenti i Kosovës dhe kryeministri jemi të vendosur ta çojmë përpara Kosovën. Do të punojmë bashkërisht për Mitrovicën, është pjesa e Lagjes së Re në lumin Ibër, te Liqeni që do ta zbukuroj Mitrovicën dhe në të njëjtën kohë shqiptarët dhe serbët do të jetojnë në një qytet të bashkuar”, ka thënë Veseli.

https://www.facebook.com/TVBESA/videos/609108356157422/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?