Veseli: Territori i Kosovës është i panegociueshëm

Veseli: Territori i Kosovës është i panegociueshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në Konferencën e Pestë të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, se nuk ka forcë që mund ta ndalë të ardhmen e shtetit të Kosovës në zhvillim dhe integrim të plotë në OKB, BE dhe gjitha organizatat tjera ndërkombëtare. Kryeparlamentari Veseli tha para diplomatëve se tashmë […]

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në Konferencën e Pestë të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, se nuk ka forcë që mund ta ndalë të ardhmen e shtetit të Kosovës në zhvillim dhe integrim të plotë në OKB, BE dhe gjitha organizatat tjera ndërkombëtare.

Kryeparlamentari Veseli tha para diplomatëve se tashmë Kosova ka hyrë në një fazë e cila kërkon përgjigje të drejta dhe të vendosura se në çfarë është duke ecur. Kreu i Kuvendit tha se dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet, ngase Kosova nuk mund të vazhdojë edhe më tutje të harxhojë të gjitha energjitë e saj duke u marrë me problemet e trashëguara nga e kaluara e hidhur.

Veseli tha përmbyllja e këtij dialogu bëhet pikërisht në funksion të vazhdimit të agjendës evropiane dhe përmbylles së subjektivitetit ndërkombëtar, si shtet i pavarur dhe sovran.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit tonë janë parime të panegociueshme. Njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja alternativë e mundshme për të ardhmen. Dhe bashkë me këtë edhe anëtarësimi i Kosovës me të drejta të plota në OKB, për të vazhduar me anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Çdo opsion tjetër është lajm i rremë, qoftë i atyre që ende kanë iluzione kundër shtetit të Kosovës, qoftë i atyre që nuk besojnë në shtetin e Kosovës. Nuk ka forcë që mund ta kthej pas realitetin e ri të Kosovës”, tha kryeparlamentari Veseli.

Duke folur për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, Kryeparlamentari Veseli theksoi nevojën e konsensusit të brendahëm politik.

Ai shtoi se për fat të keq është duke vazhduar fryma e polarizimit partiak për çështje të cilat do duhej të na bashkonin.

“Është e qartë se kjo reflektohet edhe në punën tuaj si përfaqësues të Kosovës në shtetet përkatëse ku jeni të akredituar. Por një fakt i tillë assesi nuk duhet lexuar si hezitim për të vazhduar me detyrën dhe misionet tuaja specifike në shërbim të vendit. Ju duhet të vazhdoni edhe më me këmbëngulje të përfaqësoni denjësisht vendin tonë në botë”, tha kryeparlamentari Veseli, duke shtuar se kjo është një përgjegjësi jo vetëm shtetërore, por edhe patriotike njëkohësisht.

Përkundër këtyre vështirësive, Veseli foli për arritjet dhe përparimet që ka shënuar vendi ynë në gjithë këto vite, në shumë segmente. Si rezultat i këtyre përparimeve, kreu i Kuvendit tha se Kosova ka marrë vlerësimin pozitiv për liberalizimin e vizave dhe për rrjedhojë, për pak muaj qytetarët tanë do të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?