Veseli: Nëse Vuçiqi shkepë miliona nëpër Kosovë si Santa Claus, pse mos me folë ne për Luginën

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se Kosova duhet të flasë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës sepse ata janë qytetarët më të diskriminuar në Ballkan. Ai ka thënë se PDK është që të flasë për Luginën në dialog dhe nuk sheh arsye pse të mos flitet për ketë temë. ‘Po nëse Vuciqi […]
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se Kosova duhet të flasë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës sepse ata janë qytetarët më të diskriminuar në Ballkan.
Ai ka thënë se PDK është që të flasë për Luginën në dialog dhe nuk sheh arsye pse të mos flitet për ketë temë.
‘Po nëse Vuciqi shkepë miliona nëpër Kosovë e flet aty mbi penden e Ujmanit, e cka kemi na, pse mos me folë na për Luginën e Preshevës’, ka thënë Veseli.
Ai ka thënë se për PDK’në janë të qarta gjërat që nuk duhet të preken në dialog, ndër to, sovraniteti dhe territori i Kosovës./Periskopi/












