Veseli: Nëse ne nuk japim leje, këmba e Vuçiqit nuk shkel në Kosovë

Veseli: Nëse ne nuk japim leje, këmba e Vuçiqit nuk shkel në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në konferencën që mbajti pak më parë ka folur edhe për vizitën që presidenti serb Aleksandër Vuçiq planifikon ta realizojë gjatë këtij muaji në Kosovë, raporton Periskopi. Veseli ka thënë se edhe nëse Vuçiqi vjen në Kosovë, ai nuk ka pse të shkojë tek Liqeni i Gazivodës. Ndërsa […]

Veseli ka thënë se edhe nëse Vuçiqi vjen në Kosovë, ai nuk ka pse të shkojë tek Liqeni i Gazivodës.

Ndërsa ka thënë se ai ka leje, nëse vendos të vie në Kosovë.

“Me Vuçiqin e kemi lehtë. Me Serbinë e kemi lehtë kur jemi bashkë. Vuçiq duhet ta dijë se nëse e vendosim që ai të mos vijë, nuk do të futet në Kosovë. Ajo çfarë jemi duke menduar është situata e bashkëqytetarëve që të bëjë me liberalizimin e vizave, me partnerët tanë perëndimor, por të mos ishte kjo situatë, edhe Vuçiq le ta dijë që as këmba nuk i kish shkel në Kosovë. Le ta provon pa leje, nëse po mundet me u fut”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se situata e këtyre ditëve tregon më së miri se politikat destruktive nuk prodhojnë asgjë.

“Situata e këtyre ditëve ka treguar se politikat destruktive nuk prodhojnë asgjë. Përveç konfliktit i cili bartet edhe te qytetarët tanë. Kjo situatë e sotme tregon se nuk është mirë me folë fjalë të mëdha, e fjalë të rënda për të treguar fuqinë ndaj njëri-tjetrit, por më mirë është të ulemi bashkërisht e të diskutojmë për çështjet për të cilat kanë të bëjnë me shqetësimin e qytetarëve”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar që opozita të kërkojë falje publike për fjalët e rënda, që sipas tij kanë përdorur.

“Fjala e rëndë nuk thuhet e para. Nuk fyhet një njeri e as një koalicion qeverisës. Gjuha e papranueshme është përdorur, duhet kërkuar falje. Të bëhemi bashkë në një seancë ku secili e shfaq patriotizmin e vetë me punë, e jo me fjalë të mëdha”, tha tutje ai./Periskopi  

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?