Veseli: Kush ka me i dhënë Serbisë diçka prej Kosovës, le t’i jep prej shpisë së vetë

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka ritheksuar se nuk do të ipet asnjë pjesë e Kosovës për Serbinë. Sipas tij, s’ka ndarje e as shkëmbim territoresh. Madje Veseli në një moment tha se nëse dikush do që t’i japë Serbisë prej Kosovës, le t’ia japë prej shtëpisë së vetë. ‘’Kush ka me i dhënë Serbisë […]
Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka ritheksuar se nuk do të ipet asnjë pjesë e Kosovës për Serbinë. Sipas tij, s’ka ndarje e as shkëmbim territoresh.
Madje Veseli në një moment tha se nëse dikush do që t’i japë Serbisë prej Kosovës, le t’ia japë prej shtëpisë së vetë.
‘’Kush ka me i dhënë Serbisë diçka prej Kosovës, le t’i jep prej shpisë së vetë’, thotë Veseli, transmeton Periskopi.
Ai ka thënë se rreziku më i madh që i kanoset tani Kosovës është Asociacioni me kompetenca ekzekutive.
Gjatë tërë intervistës sonte në Rubikon, Veseli ka kritikuar opozitën ndërsa ka mbrojtur Presidentin Thaçi për të cilin ka thënë se është cak i sulmeve të partive opozitare./Periskopi/












