Veseli: Kam qenë në krejt Kosovën gjatë luftës, Avdullah Hotin s’e kam pa t’u e gju as 1 guri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vazhduar debatin me shefin e Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, për të cilin ka thënë se duhet të kërkojë falje publike, pasi sipas tij i ka quajtur ‘tradhtarë’ edhe ata që janë nga familjet e dëshmorëve, raporton Periskopi. Në një konferencë për media, Veseli disa herë […]
Në një konferencë për media, Veseli disa herë ka përsëritur se Hoti duhet të kërkojë falje publike për ato deklarata siç i vlerëson ai, fyese për kolegët e tij.
“Ka ndoshta njerëz që janë nga familjet e dëshmorëve e Avdullah Hoti i ka quajt tradhtar. Duhet të kërkoj falje publike për këtë. Tek e fundit mbetet në ndërgjegjen e tyre. Unë e di ku kam qenë gjatë luftës, kam qenë në krejt Kosovën. Atë nuk e kam pa tu e gju 1 guri. Nuk dua të jem cinik, po nuk është mirë me përdor asi fjalori”, ka thënë Veseli./Periskopi












