Veseli flet nga Shqipëria për çështjen e kufijve: Nuk kemi çka japim e as nuk duam të marrim

Veseli flet nga Shqipëria për çështjen e kufijve: Nuk kemi çka japim e as nuk duam të marrim

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli që është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës deklarohet kundër ndryshimit të kufijve. Ai thotë se Kosova nuk ka çfarë të jap e as nuk do merr tokë nga askush. Këtë e tha ai nga Tirana, pas takimit që kishte me kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, […]

Ai thotë se Kosova nuk ka çfarë të jap e as nuk do merr tokë nga askush.

Këtë e tha ai nga Tirana, pas takimit që kishte me kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha.

Ky i fundit i dha mbështetje në idenë e unitetit nacional dhe foli për dialogun Kosovë-Serbi.

“Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës mund të bazohet vetëm mbi realitetin e njohur dhe pranuar gjithë botërisht dhe jo të rikthejë çështje që janë mbyllur prej dekadash, e një sakrifice të jashtëzakonshme njerëzore, humbje jetësh dhe investime miliarda dollarë, euro e marka, të mijëra bijve e bijave të perëndimit që kanë shërbyer me apo pa uniformë, për të siguruar paqen dhe stabilitetin që u çimentua me pavarësinë e Kosovës”, tha Basha.

Kryetari i PD-së e vlerësoi të rrezikshme idenë e ndryshimit të kufijve.

“Është në vetvete e rrezikshme, për stabilitetin e rajonit të rihapen këto kapituj të mbyllur me sukses, përmes një investimi të përbashkët nga qytetarët e Kosovës, institucionet e Kosovës dhe aleatëve tanë strategjik SHBA dhe BE, sikundër që është e një rëndësi themelore që forcat themelore politike në Kosovë të bashkëpunojnë ngushtësisht për të zmbrapsur çdo lloj ofensive ndaj kësaj arritje jo vetëm për Kosovën por edhe paqen në Ballkan dhe më gjerë”, ka thënë ai.

Basha tha se duhet bashkimi i gjithë liderëve të Kosovës, madje edhe e të gjithë liderëve shqiptarëve anekënd, transmeton KP.

Ndërsa kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar sikur gjatë gjithë ditës, se duhet konsensus nacional.

Kreu i Kuvendit tha se duhet një grup uniteti, me vetëm një qëllim, Kosova pjesë e OKB-së, NATO-s dhe BE-së.

“Të fillohet platforma nacionale sa më shpejt e ballafaqimit final të Kosovës me shtetin serb e cila ka vetëm një rezultat, Kosova në OKB. Ne shkojmë vetëm me një qëndrim shumë të qartë nacional, që është vullnet i qytetarëve tanë, është vullnet i sakrificave të qytetarëve tanë, Kosova në OKB, Kosova të ecë në rrugëtimin e vet drejt BE-së, NATO-s”, tha Veseli.

Ai tha se kanë përkrahjen e gjithë miqve në Shqipëri, derisa tha se partitë shqiptare janë përkrahëset më të mëdha të pavarësisë së Kosovës.

Veselit e ardhmja e Shqipërisë dhe Kosovës është në BE dhe qetësia në Ballkan.

“Kosova nuk ka çfarë të jap, Kosova nuk dëshiron as të marr diçka nga të tjerët. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ka territorin e vet, Kosova do angazhohet fuqishëm për të drejtat e shqiptarëve kudo që janë në botë, përfshirë edhe Luginën e Preshevës, Medvegjën dhe Bujanocin”, tha ai.

Sipas tij, po punohet për stabilitetin e Ballkanit dhe nuk kanë pretendime regjionale askund. Ai rikujtoi se në Luginë nuk arrijnë as abetaret shqipe e le më shumë. Për këtë Veseli tha se do të angazhohet për të drejtat e tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?