Veseli e O’Connell nënshkruajnë vazhdimin e bashkëpunimit për pozitat e larta

Veseli e O’Connell nënshkruajnë vazhdimin e bashkëpunimit për pozitat e larta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Connell, kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi për vazhdimin e projektit për rekrutimin e zyrtarëve profesionalë në pozita të larta drejtuese. Kryeparlamentari Veseli tha se ka pasur kritika lidhur me procesin e rekrutimit të njerëzve në pozita të tilla, prandaj, […]

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Connell, kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi për vazhdimin e projektit për rekrutimin e zyrtarëve profesionalë në pozita të larta drejtuese.

Kryeparlamentari Veseli tha se ka pasur kritika lidhur me procesin e rekrutimit të njerëzve në pozita të tilla, prandaj, sipas tij, ka filluar dhe po vazhdon ky projekt, i cili do t’i luftojë pabarazitë dhe do të ndihmojë në përzgjedhjen e kuadrove profesionale.

“Kosova ka nevojë për ambient të pa korruptuar. Jam i vendosur që t’i shkojë deri në fund dekriminalizimit politik e shoqëror. Kjo është duke ndodhur duke iu falënderuar këtij bashkëpunimi. Ky projekt ndihmon Kosovën që të ecë përpara dhe të rritë besueshmërinë e kuadrove profesionalë”, theksoi Veseli.

Ai tha se institucionet e Kosovës në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë duhet ta bëjnë edhe vetingun për sistemin e drejtësisë, policisë, por edhe për politikën, në mënyrë që personat që shërbejnë dhe udhëheqin qytetarët të jenë të pastër dhe kredibil.

Ambasadori Ruari O’Conell, nga ana e tij, tha se nënshkrimi i këtij memorandumi është një nga lajmet më të mira në dy vitet e fundit, nëpërmjet të cilit, sipas tij, do të adresohen rastet e nepotizmit.

“Më vjen shumë mirë që pas dy viteve po nënshkruajmë prapë marrëveshjen për rekrutimin e pozitave të larta. Suksesi i këtij projekti do të jetë suksesi i Kosovës dhe dështimi i këtij projekti është dështim i Kosovës. Kosova ka kuadro profesionalë që duhet t`u jepet mundësi. Ftoj profesionistët të aplikojnë. Sfidojeni veten dhe sfidojeni institucionin”, theksoi ambasadori O’Conell.

Ai tha se gjatë dy viteve të implementimit të këtij projekti shumë profesionistë janë emëruar në pozita të larta udhëheqëse.

Diplomati britanik tha se Kosova ka shumë kuadro të përgatitur të cilëve duhet t’u jepet mundësia dhe se projekti ka ndihmuar që njerëzit profesionistë të emërohen në pozita të larta.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?