Veseli: Bashkërisht duhet të jemi edhe për fazën finale të dialogut

Veseli: Bashkërisht duhet të jemi edhe për fazën finale të dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovë , Kadri Veseli tha se votimi pro liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian nuk do të ndodhte pa kryerjen e demarkacionit, prandaj subjekteve politike në vend u kërkoi konsensus nacional edhe për fazën finale me Serbinë. Sipas tij liberalizimi i vizave është një hap shumë i merituar për qytetarët e Kosovës, […]

Sipas tij liberalizimi i vizave është një hap shumë i merituar për qytetarët e Kosovës, dhe në muajt në vazhdim u zotua se do të punojnë që brenda këtij viti qytetarët të lëvizin lirshëm.

“Ne jemi perëndimor, ne jemi evropian, ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë me hapa të sigurt drejt Bashkimit Evropian. Jam i sigurt se ky vendim sot i Parlamentit Evropian do të pasoj edhe me vendimin përfundimtar të Këshillit të Ministrave që në muajin e ardhshëm të kemi edhe vendimin definitiv që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm brenda këtij viti, kjo është edhe një qëndrim për çka Kuvendi i Republikës së Kosovës së bashku me të gjitha grupet parlamentare, kemi lobuar ka disa muaj për çka i falënderoj edhe të gjithë kolegët parlamentar”, u shpreh Veseli.

Kreu i Kuvendit, potencoi se pa konsensus nacional nuk do të mund të ishte kryer çështja e lëvizjes së lirë, prandaj kërkoi që të bashkuar të jenë edhe për fazën finale të dialogut me Serbinë.

“Ende ka shumë punë për tu bërë do të ecim bashkërisht…Sot ky vendim për liberalizimin e vizave nuk do të ishte i mundur pa e pasur konsensusin e përbashkët nacional, pa punuar bashkërisht, pa e kryer çështjen e demarkacionit duhet të jemi shumë të vetëdijshëm për këtë fakt, në të njëjtën formë ne duhet të jemi bashkërisht edhe në procesin që lidhet po ashtu me liberalizimin e vizave, po ashtu në fazën finale të dialogut”, tha Veseli.

Ndryshe, sot Parlamenti Evropian ka votuar për liberalizimin e vizave për Kosovën,  420 deputetë kanë votuar për liberalizimin e vizave ndërsa 186 ishin kundër dhe 20 kanë abstenuar,.

Tani radhën për të votuar këtë rekomandim e ka edhe Këshilli i Ministrave të BE-së.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?