‘Veprimi i sotëm tregon se Vuçiqi ka skenar tjetër’

‘Veprimi i sotëm tregon se Vuçiqi ka skenar tjetër’

Profesori i shkencave politike, Behlul Beqaj ka folur për takimin e dështuar mes presidentit Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiq, sot në Bruksel. Beqaj ka thënë se ajo çka ndodhi sot në Bruksel, është një indikator shumë serioz që thotë se janë bërë hapa të gabuar, pasi normalizimi i raportove, s’mund të bëhet si […]

Beqaj ka thënë se ajo çka ndodhi sot në Bruksel, është një indikator shumë serioz që thotë se janë bërë hapa të gabuar, pasi normalizimi i raportove, s’mund të bëhet si me veprimet e sotme.

Politologu Beqaj në KTV tha se rrjedhimisht marrëveshjet që janë zhvilluar e disa prej tyre s’janë realizuar fare, sikur të ishin të qëndrueshme me vullnetin politik të të dy anëve, sot epilogu i normalizimit të raportove do të arrihej.

“Në pritjet më të mëdha ndodhi ajo e sotmja, kuptohet që nga takimet e deritanishme ka pasur qëllime tjera. Kemi kërkesë interesante nga Vuçiqi, i cili sot kërkoi edhe të ndërpriten të gjitha kontaktet në Kosovë. Kështu nuk ka normalizim, s’mund të ketë përfundim normal”, tha ai.

Beqaj tha se mund të ndodh një veprim nga Serbia, që gjithë angazhimin e deritashëm mund ta hedhë poshtë, madje siç tha ai, edhe angazhimet e politikanëve kosovarë.

“Veprimi i sotëm mund të tregojë se ai (Vuçiqi) ka skenar tjetër”, tha ai.

Sipas Beqajt, madje po ka manipulime edhe me shqiptarët e Luginës.

“Dialogu ka nisur mbrapsht, jo mbarë, tash ka nisur të diskutohet për Luginën. Ata po diskriminohen, por ky diskriminim është i kamotshëm”, tha Beqaj, duke shtruar se problemi nuk është shtruar si duhet nga pala kosovare.

“Nuk mendoj se territori ku shtrihen pakicat serbe është i pamjaftueshëm. Nuk besoj se territori është arsye pse shqiptarët në Serbi janë të diskriminuar”, tha ai, e shtoi se fajtor janë ata që e bënë politikën në Serbi e ata që po e bëjnë politikën në Kosovë.

Beqaj foli edhe për seancat e dështuara nga pozita e opozita që prej 4 shtatorit.

“Nëse dështojnë dy seanca, atëherë do të thotë se është ndezur drita e kuqe në Kuvendin e Kosovës. S’ka as legjitimitet më. Kjo i bie që kemi dështuar në politikë bërje”, tha ai.

Beqaj tutje foli për takimin e mundshëm në javët në vijim nga Thaçi e Vuçiqi.

“Kocijançiq njoftoi për takim të radhës, por ç’rëndësi ka kur tani dolën të metat e tyre. U pa një realitet që ishte mbajtur fshehur”, tha ai.

Politologu Beqaj në fund të Express Intervistës në KTV tha se Thaçi e Vuçiqi mund të arrijnë marrëveshje, por do të jetë shumë vështirë e zbatueshme sepse sipas tij, ata e kanë privatizuar marrëveshjen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?