Vajza nga Dibra i vrau prindërit dhe motrën për 1.5 milion euro, dëshmia e të afërmit

Vajza nga Dibra i vrau prindërit dhe motrën për 1.5 milion euro, dëshmia e të afërmit

Vrasja e tre anëtarëve të familjes Pocesta pak ditë më parë në oborrin e shtëpisë së tyre në qendër të qytetit, në Dibër të Madhe, në Maqedoni, ka shkaktuar tronditje të madhe jo vetëm në Dibër. I akuzuari i parë për këtë ngjarje ishte dhëndri i shtëpisë Rasim Findo, për shkak se edhe ishin në […]

Vrasja e tre anëtarëve të familjes Pocesta pak ditë më parë në oborrin e shtëpisë së tyre në qendër të qytetit, në Dibër të Madhe, në Maqedoni, ka shkaktuar tronditje të madhe jo vetëm në Dibër.

I akuzuari i parë për këtë ngjarje ishte dhëndri i shtëpisë Rasim Findo, për shkak se edhe ishin në një proces gjyqësor për pronësi.

Findo për herë të parë ka folur publikisht në një intervistë për News 24, ku thotë se vrasja është kryer nga vajza e madhe e familjes, e ndihmuar nga dy persona të tjerë, njëri nga Dibra dhe tjetri nga Gostivari.

Sipas Findos, arsyeja mund të jetë përfitimi i 1.5 milion eurove nga shteti italian, pasi kryefamiljari Amid Pocesta ka qenë i siguruar atje

Burrë e grua Amid dhe Nazmije Pocesta dhe vajza e vogël e tyre Anila

Amid Pocesta 55 vjeç, Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajza e tyre Anila Pocesta 14-vjeç u ekzekutuan në shtëpinë e tyre, ku më pas u gjetën nga nipi i familjes.

Rrëfimi i Rasim Findos:

U akuzove ti fillimisht?

Po po unë, televizionet gjithandej

Të arrestuan ty?

Po po, unë si të them, në arrest isha përafërsisht. Mbrapa u zbulua me prova me gjera.

Kush ishte?

Ishte Blerta, vajza që e ka kryer krimin.

Ishte e martuar?

Blerta, jo nuk është e martuar. Jeton në Itali.

A di gjë pse e ka bërë vrasjen?

Arsye ka patur një sigurim. Arsye parash. Sigurim në Itali. Ka sigurime jete, sigurime shtëpie, kupton …

Edhe ajo do merrte pasurinë?

Rasim Findo

Normal do merrte pasurinë, prandaj ka zhdukur vajzat të gjitha. Ishte në rrezik edhe vajza tjetër.

Vetëm për pasurinë i ka zhdukur?

Po normal, ashtu diskutohet edhe ajo ashtu e ka dhënë dëshminë.

Ti fillimisht u akuzove se i ke vrarë ti. A ishe në banesë atë natë?

Po, ishim këtu deri në 3 të natës, nuk flinim

A dëgjuat krisma?

Krisma jo, nuk dëgjuam. Ne jetojmë në krahun tjetër, ka një distancë. Nuk dëgjuam fare

Kush e zbuloi i pari?

I pari e zbuloi Blerim Cela, janë dajë e nip. E mori në telefon, nuk përgjigjej njeri se duhet të shkonte edhe në dasëm.

Në c’orë ka ndodhur vrasja?

Vrasja ka ndodhur në 4 të mëngjesit

Mendoni se ka pas persona të tjerë?

Po po ka patur persona të tjerë. Ka ardhur me dy persona të tjerë, njëri është nga Gostivari edhe njëri është nga Dibra, që i ka dhënë armën.

Po ajo sikur iku në Itali?

Po e ka bërë krimin edhe iku në Itali.Edhe prap është kthyer

Është kthyer prap për ti varrosur?

Po.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?