Ushtari boshnjak lavdëron Ratko Mlladiqin

Ushtari boshnjak lavdëron Ratko Mlladiqin

Forcat e armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës qortuan një ushtar i cili tha se ish-kreu ushtarak serb i Bosnjës dhe i pandehuri për krime lufte Ratko Mlladiq “luftoi kundër terrorizmit”. Ministria e mbrojtjes e Bosnjës tha të martën se ushtari Gjorgje Tojciq është “qortuar” pas procedurave disiplinore për lavdërimin e Ratko Mlladiq në një postim […]

Forcat e armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës qortuan një ushtar i cili tha se ish-kreu ushtarak serb i Bosnjës dhe i pandehuri për krime lufte Ratko Mlladiq “luftoi kundër terrorizmit”.

Ministria e mbrojtjes e Bosnjës tha të martën se ushtari Gjorgje Tojciq është “qortuar” pas procedurave disiplinore për lavdërimin e Ratko Mlladiq në një postim të tijin në Instagram.

Ditën kur Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë në Hagë dha vendimin për Mlladiqin në nëntor të vitit të kaluar, Tojciq postoi një fotografi të kapeles së ish-komandantit ushtarak të Ushtrisë Serbe të Bosnjës nga lufta në faqen e tij në Instagram duke e shoqëruar me shkrimin “Europa e di, por nuk do të pranojë, gjenerali luftoi kundër terrorizmit”.

Tojciq gjithashtu shtoi mesazhin: “Faleminderit për gjithçka!!”

Procedurat disiplinore u nisën pasi një artikull mbi postimin e Tojciqit për Mlladiqin u botua nga BIRN Bosnja dhe Hercegovina.

“Procedura kundër ushtarit Djordje Tojciç u përfundua me dhënien e një mase disiplinore “qortuese” kundër autorit të një shkeljeje të disiplinës ushtarake,” tha ministria e mbrojtjes.

Ministria tha gjithashtu se po përpiqej të parandalonte incidente të ngjashme në të ardhmen.

“Masat e përmirësuara që synojnë parandalimin e incidenteve të ngjashme janë ndërmarrë ndër të tjera duke dhënë një paralajmërim shtesë dhe udhëzime të hollësishme se si anëtarët e Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës duhet të sillen në rrjetet sociale në përputhje me rregullat ekzistuese dhe dokumentet që i referohen kësaj fushë,” tha ministria.

Tojciq nuk është i vetmi anëtar i forcave të armatosura të Bosnjës i cili ka lavdëruar të pandehurit apo të dënuarit për krime lufte.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë zbuluar shtatë raste të tjera të pjesëtarëve të forcave të armatosura që kanë lavdëruar njerëzit e dënuar nga Gjykata e Hagës në rrjetet sociale.

“Pas procedurave disiplinore kundër tyre, ndaj këtyre personave janë marrë masat adekuate, në varësi të rëndësisë së shkeljeve të kryera, në përputhje me rregulloret në fuqi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës,” tha ministria.

Gjykata e Hagës gjeti Ratko Mlladiqin fajtor për gjenocid dhe krime të tjera të kohës së luftës. Ai po e apelon vendimin.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?