Uran Ismaili i PDK’së sulmon opozitën: S’do të ketë ndarje të Kosovës

Uran Ismaili i PDK’së sulmon opozitën: S’do të ketë ndarje të Kosovës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se opozita është e paqartë në kërkesat dhe e pavendosur në pozicionimin e saj karshi fazës finale të dialogut me Serbinë. Ai ka deklaruar që është e drejtë e Kosovës të kërkojë që Lugina e Preshevës t’i bashkëngjitet territorit të vendit, duke e cilësuar si […]

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se opozita është e paqartë në kërkesat dhe e pavendosur në pozicionimin e saj karshi fazës finale të dialogut me Serbinë.

Ai ka deklaruar që është e drejtë e Kosovës të kërkojë që Lugina e Preshevës t’i bashkëngjitet territorit të vendit, duke e cilësuar si korrigjim padrejtësie.

“Ne kemi platformë të PDK-së për bisedime ku i kemi vendosur vijat e kuqe dhe ku kemi thënë që ndarje të Kosovës nuk ka. E kemi dorëzuar këtë platformë dhe është për keqardhje që nuk kemi marrë kurrfarë materiali kthyes”, ka thënë Ismaili në Klan Kosova.

“Kemi çoroditje të opozitës si bllok. Disa kërkojnë protesta, disa jo. Disa kërkojnë të bashkohen, disa jo”.

“Presidenti ka përvojë të gjatë në dialog. Nuk mund ta abstrahojë këtë fakt. Ai e ka parë të udhës të flasë për Luginën e Preshevës”.

“Ndryshimet e mëdha politike në Europë dhe SHBA kanë rezultuar me një ndryshim dhe impuls tjetër gjeopolitik. Këto rryma kanë ndikuar që të ketë një skenë tjetër gjeopolitike”.

“Ne kemi traditë shumë të mirë për ta kuptuar diplomacinë dhe të renditjes me partnerët tanë. Ndaj në fazën finale të dialogut është e drejtë e Kosovës që të kërkojë bashkimin e Luginës”.

“Është e drejtë e jona që në këtë fazë të mundohemi t’i korrigjojmë disa padrejtësi. Por problemi është se është përkthyer dhe është përshtatur çka kjo nënkupton”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?